“Takim sekret në një spital privat të Tiranës, për largimin e Tahirit…”

0
197

Pas dorëzimit të mandatit të deputetit nga Saimir Tahiri, ish-kryemistri Sali Berisha është shprehur se dorëzimi i mandatit tregon forncën e krimit.

“Ka përgjegjësi të madhe të politikës kriminale të kanalizimit të Shqipërisë. Edvin Kristaq Rama është arkitekti i zi i politikës së kanalizimit, kokainizmit dhe heroinizimit të Shqipërisë. Asgjë nuk sjell flakja e Saimir Tahirit jashtë parlamentit përderisa Rama qëndron dhe flet aktualisht në parlament. Dorëzimi i mandatit të tij është dëshmi e forcës së krimit. Atë që s’e bëri dot parlamenti e bëri Saimir Trafiku. E imagjinoni ju që atë forcë që s’e kishte parlamenti. Një takim sekret është bërë në një spital privat të Tiranës; takim tresh, i treti ishte Lal Plehu”,- ka thënë Berisha.

Ish-kryeministri  më tej ka thënë, se atë takim e  ka marrë vesh gjithë Shqipëria atë dhe në atë takim janë bërë premtime për kulla.

“Kjo është një fitore e tërë qytetarëve shqiptarëve dhe e opozitës që mban flamurin e dekriminalizimit të parlamentit por asgjë nuk ndryshon nëse njeriu që po flet tani e mashtron e mashtron qytetarët”,- ka vazhduar më tej ai.

Berisha ka përmeduar edhe që Ramës e i bojkotojnë darkat  që e bojkotojnë si të jetë njeriu i Kim Jong-unit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here