Idrizi bojkot Ramës, arsyeja mos përfshirja në qeveri dhe përplasja për çështjen çame

2
136

Në takimin e njësisë së koordinimit të koalicionit të majtë merrnin pjesë Rama që shoqërohej nga Ruçi, Ahmetaj e Braçe dhe Meta që shoqërohej nga Vasili dhe Manjani

Gëzim Saliu

Përfaqësuesit kryesor të mazhorancës qeverisëse zhvilluan dje takimin e përjavshëm të njësisë së koordinimit në vilën qeveritare përballë Kryesisë së Kuvendit. Por ajo që u vu re në këtë takim ishte mungesa e kreut të PDIU-së Shpëtim Idrizi, i cili ka marrë pjesë thuajse në të gjitha takimet e muajit të fundit. Burime pranë kësaj force bën të ditur për gazetën se arsyeja e mungesës së Idrizit në takimin e përjavshëm nuk ka të bëjë me ndonjë arsye personale por se ajo ka qenë një formë reagimi e kreut të PDIU-së ndaj kryeministrit Rama dhe qeverisë që drejton. Mos shkuarja në takimin e koalicionit lidhet së pari me pakënaqësinë ne zbatim e marrëveshjes për pushtet lokal dhe bashke qeverisje mes PS dhe PDIU-së, kiu Idrizi ka kërkuar me ngulm një vend në kabinetin “Rama”. Ndryshimi i fundit i kabinetit qeveritar ku u shkarkuar Shkëlqim Cani dhe në vend të tij erdhi Ahmetaj e ndërsa tek ministria e Ekonomisë u emërua Milva Ekonomi, nuk sollën asnjë “përfitim” për PDIU-në. Megjithëse në nivel zv.ministrash PDIU ka përfaqësim në qeveri, partia e Idrizit po kërkon me ngulm edhe një përfaqësim në nivel ministri, gjë e cila duket vërtet e vështirë të realizohet. Por një tjetër arsye e fortë e bojkotit të Idrizit, e cila me sa duket mban peshën kryesore të përplasjes me kryeministrin Rama dhe ministrin e Jashtëm Bushati, ka lidhje me çështjen çame. Idrizi kundërshton qasjen e diplomacisë shqiptare në lidhje me çështjen çame, mungesën e presionit mbi Athinën për ligjin e luftës dhe atë që e cilëson si nënshtrim për varrezat e ushtarëve grekë të luftës italo-greke, ndërkohë që nuk ka një përgjigje për ngritjen e varrezave të çamëve të vdekur gjatë genocidit të 27 qershorit 1944.  Kryetari i PDIU-së pati një javë më parë një debat të fortë në Kuvend me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili nuk pranoi të bëjë një notë proteste ndaj Athinës pas një konference të organizuar në Ministrinë e Jashtme Greke për Vorio Epirin, term ky që u cilësua si irredentist nga Idrizi. Një tjetër arsye e votës së munguar për qeverinë dhe bojkotit të tryezës së koalicionit, lidhet edhe me refuzimin e Kuvendit për të shqyrtuar projektligjin Idrizi-Doda për heqjen e dekoratave Enver Hoxhës dhe kriminelëve të tjerë të komunizmit. Pakënaqësitë e Idrizit ndaj qeverisë u shprehën edhe dy ditë më parë, ku ai  nuk mori pjesë në votimin e Ministrave si shenjë e hapur pakënaqësisë ndaj sjelljes së qeverisë për çështjen çame. Të njëjtin qëndrim duke mos marrë pjesë në votim mbajtën edhe deputetja Mesila Doda si edhe Omer Mamo.

Takimi

Në takimin e përjavshëm të njësisë koordinuese te koalicionit të majtë morën pjesë kryeministri Rama, i cili shoqërohej nga Kreu i Grupit Parlamentar Gramoz Ruçi, ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe deputeti Erjon Braçe si edhe kryeparlamentari Ilir Meta që shoqërohej nga Petrit Vasili, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Mësohet se në qendër të diskutimit kanë qenë zhvillimet e javës, reforma në drejtësi, Byroja e Hetimit si edhe situata ekonomike. Po ashtu mësohet se pjesë e diskutimit kanë qenë edhe ngjarjet e dy ditëve më parë në parlament, pasi opozita goditi me vezë në drejtim të kryeministrit dhe ky i fundit nuk nguroi ti ofendonte deputetët demokratë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

2 COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here