Berisha në Dibër: Rama dëboi shqiptarët dhe diskriminoi veriun

0
85

Në një takim me intelektualët në Dibër, lideri historik demokrat, Sali Berisha tha se Edi Rama ka dëbuar shqiptarët dhe ka diskriminuar veriun e vendit.

“Demografia e vendit u përmirësua deri në vitin 2014. Nga viti 2014 deri më sot, kemi eksodin e dytë masiv. 530 mijë shqiptarë braktisën vendin, të diktuar nga politikat antipopullore dhe diskriminuese të kësaj qeverie.

Politikat e Cubrilloviçit kishin për qëllim dëbimin e shqiptarëve, jo duke i futur në krematorium, por duke mos investuar për ta, duke mos i shkolluar. Pra një seri masash, që janë prezente këto vite në Shqipëri. Akti i parë i kësaj qeverie ishte heqja e 20 mijë familjeve nga ndihma ekonomike, sepse në hartën e votimeve, ata nuk votojnë. I hoqi pa asnjë studim. Në vitin 2013 ne synonim të shtonim 40 mijë familje në skemën e ndihmës ekonomike, jo sepse kishte rritje varfërie, por ne duhej të zhduknim mjerimin. Ne jemi i vetmi vend që kemi mjerim, ndërkohë që mjerimi është zhdukur në Europë. Pastaj filloi me mijëra arrestime për dritat e ujit.

Pastaj filloi diskriminimin. I kam llogaritur të gjitha investimet në veri, ato ishin një shifër qesharake dhe e turpshme. Po ndërtohet Rruga e Arbrit, thotë që do vendosë traun që ta paguajnë dibranët. Dakord, po qindra e qindra milion dollarë krom dhe minerale të këtij rrethi që i kanë shërbyer të gjithë Shqipërisë, ku janë ato? Se ky llogaritë i bënë në mënyrë raciste.

Mendoj se një përgjigje nga ne, sado që nuk duket e lidhur direkt, është rikthimi i votës së lirë. Rikthimi i votës së lirë hap rrugë për të gjitha projektet e tjera. Hoqëm për 8 vite taksat për investime në zonat malore. Sa erdhi në pushtet, i ktheu ato.

Ju ftoj këto ditë që na kanë mbetur, të bëjmë gjithçka për të bindur çdo qytetar të Dibrës të votojë për Premtim Kryemadhin dhe ju garantoj se me përkushtim të madh, do përdorë pushtetin e tij në shërbim të qytetarëve,” tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here