Video/ Rusia publikon pamje nga zonat e luftës, shihni si helikopteri shoqëron autokolonën e blinduar me shenjën “Z”

0
114

Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar pamje nga zona e luftës në Ukrainë, ku shihet një helikopter sulmues, ndërsa Rusia vazhdon me pushtimin e saj.

Nuk ka asnjë informacion mbi datën apo vendndodhjen e saktë të pamjeve. Sipas përshkrimit të pamjeve, helikopterët po shoqëronin autokolona ushtarake me shenjat “Z”.

Shkronja “Z” e vizatuar në automjetet ushtarake është një shenjë taktike që synon të identifikojë shpejt njësitë ushtarake dhe të ndihmojë trupat të dallojnë mikun nga armiku në kaosin e luftimeve.

Shenja “Z” u pa në shumë automjete, duke përfshirë ato që lëviznin në territorin rus, dhe besohet se është përdorur nga ushtria ruse gjatë pushtimit të Ukrainës, raporton AP.

Forcat ruse shtuan sulmet e tyre në zonat e populluara urbane të martën, duke bombarduar sheshin qendror në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës dhe kullën kryesore televizive të Kievit.

Në të njëjtën kohë, një kolonë prej 64 kilometrash me qindra tanke dhe automjete të tjera ruse përparoi në Kiev në atë që Perëndimi druhej se ishte një përpjekje e presidentit rus Vladimir Putin për të rrëzuar qeverinë e Ukrainës dhe për të vendosur një regjim miqësor ndaj Kremlinit.

Forcat ruse gjithashtu vazhduan sulmin e tyre në qytete tjera në të gjithë vendin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here