Emri/ ‘Çmendet’ i riu në Durrës, tenton të përdhunojë shoqen e gruas

0
243

Një i ri u arrestua nga policia e Durrësit, pasi ka tentuar të përdhunojë shoqen e bashkëshortes së tij, ndërkohë që më parë ka dhunuar edhe gruan. Policia e Durrësit njofton se ka arrestuar shtetasin Nik Lila 30 vjeç, banues në Durrës. “Më datë 09.02.2017 kanë bërë kallëzim shtetaset A.L. 23 vjeçe, banuese në Marikaj, Tiranë, bashkëshortja e shtetasit Nik Lila (në proçes divorci) dhe Xh. M. 22 vjeçe, banuese në Durrës,(shoqa e shtetases A.L.) pasi më datë 08.02.2017 janë kërcënuar dhe goditur nga shtetasi Nik Lila” njofton policia. Nga hetimet ka rezultuar se dje i ndaluari dyshohet se ka marrë në mjet shtetasen Xh.M. shoqen e gruas, duke e kërcënuar dhe e ka çuar në Sektorin Rinia, Durrës, ku edhe ka tentuar të kryejë marëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Sipas policisë Nik Lila është person me precedentë penalë të mëparshëm për dhunë në familje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Dëmtime të tjera me dashje”, Dhunë në familje”, “Përndjekja”dhe “Heqja e paligjshme e lirisë ” parashikuar në nenet 90, 130/ a , 121/a dhe 110 të Kodit Penal.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here