Çfarë tjetër përveçse korrupsion makut deri tek shendeti i qytetarëve?!!

0
105

Ish deputeti demokrat Bardh Spahia ka reaguar me një shenim në faqen e  tij në facebook për koncesionet e sterilizimit të instrumentave mjekësore kirurgjikale.

“Fatura e kostos duhet paguar nga spitalet”. “Kjo ka bërë, shkruan Spahiu,  që në spitale të hiqet dorë nga instrumentat e koncesionarit për një numër të madh ndërhyrjesh, nga pumundësia për të përballuar kostot, pra koncesionari do vazhdojë të marrë milionat e taksapaguesve shqiptarë ndërkohë që qytetarët do vazhdojnë të operohen me veglat e vjetra kirurgjikale nga pamundësia e spitaleve për të paguar setet e fryra në menyrë të panevojshme, thjeshtë për arsye korruptive”.

Ja potimi i plotë:

Çfarë tjetër përveçse korrupsion makut deri tek shendeti i qytetarëve

Koncesionari i sterilizimit të instrumentave mjeksore kirurgjikale, e ofron sherbimin me setet e veglave të grupuara në tre nivele. Seti i madh me mbi 50 instrumenta dhe kosto rreth 200 euro, seti i mesëm me 40-50 instrumenta, me kosto rreth 150 euro dhe seti i vogel me 30-40 instrumenta dhe me kosto rreth 100 euro.

Për çdo ndërhyrje kirurgjikale ofrohet set veglash. Edhe për ndërhyrjet më të vogla që kërkojnë 2-3 instrumenta, shërbimi nga koncesionari i sterilizimit ofron vetëm setin me të paktën 30 – 40 vegla pra 10 fishin e veglave që praktikisht nuk përdoren fare. Kjo ka çuar në rritjen e kostos së sterilizimit shumefish pertej cdo parashikimi, prej rritjes së numrit të rasteve që konsiderohen si operacione kirurgjikale sado të vogla që mund të jenë.

Fatura e kostos duhet paguar nga spitalet. Kjo ka bërë që në spitale të hiqet dorë nga instrumentat e koncesionarit për një numër të madh ndërhyrjesh, nga pumundësia për të përballuar kostot, pra koncesionari do vazhdojë të marrë milionat e taksapaguesve shqiptarë ndërkohë që qytetarët do vazhdojnë të operohen me veglat e vjetra kirurgjikale nga pamundësia e spitaleve për të paguar setet e fryra në menyrë të panevojshme, thjeshtë për arsye korruptive.

Kështu në kirurgji për ndërhyrjet kirurgjikale të vogla (mikrokirurgji) kostoja e instrumentave del e papërballueshme. Kjo mund të thuhet edhe për lindjet në maternitete, apo edhe shumë ndërhyrje në spitalin e traumës e sanatoriume, dhe sigurisht që situata bëhet edhe më e papërballueshme në spitalet e rretheve.

Pra është e qartë, se nga kjo kosto e madhe për instrumenta që nuk përdoren fare, por që për sterilizimin e tyre paguhet, tashmë në spitale nuk ofrohen instrumentat nga koncesionari sterilizimit. Spitalet për shumë ndërhyrje tashmë janë pa instrumenta mjeksorë të duhur. E gjitha kjo situatë prek direkt jo vetëm shendetin e pacientëve por edhe xhepat e çdo shqiptari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here