Ministri Sveçla publikon foto të reja të minave: Tjetër provë që kemi të bëjmë me grupe terroriste të mirëorganizuara

0
101

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se armatimi i konfiskuar së fundmi në veri, tregon nivelin e përgatitjeve për sulme dhe përshkallëzim nga Serbia.

Nëpërmjet një postimi në platformën X, Sveçla krahas disa fotografive të publikuara të minave, ka thënë se ato janë një tjetër provë që Kosova ka të bëjë me grupe terroriste të mirëorganizuara.

“Armatimi i konfiskuar në veri të Kosovës jep sinjale të qarta për nivelin e përgatitjeve për sulme dhe përshkallëzim nga Serbia. Minat dhe pajisjet e sofistikuara më poshtë janë një tjetër provë. Nevojitet ndonjë provë tjetër që kemi të bëjmë me grupe terroriste të mirëorganizuara”, ka shkruar ai.

Të shtunën është zhvilluar një bastisje e policisë në disa zona të veriut të Kosovës, ku janë gjetur granatahedhës dore, eksplozivë, mina kundër këmbësorisë, mina me sahat e teledirigjim.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here