Përfundon pjesa e parë/ Liderët e Procesit të Berlinit mblidhen për foton zyrtare, sesioni i dytë nis në 15:30

0
196

Samiti i Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë ka përfunduar pjesën e parë të punimeve në orën 13:30 dhe të gjithë liderët e tij, të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor kanë dalë jashtë Piramidës ku zhvilluan punimet për të bërë foton familjare, siç njihet, të këtij takimi.

Ndërkohë që ata rreshtoheshin për këtë fotografi që ngulit këtë moment politik dhe historik,  grupe popullore kërcimi të shteteve pjesëmarrëse i kanë përshëndetur të pranishmit.

Pas një pushimi dhe drekës zyrtare, në orën 15:30 do të nisë sesioni i dytë i punimeve të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë me focus, mbështetjen e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor.

Në orën 16:45 do të përurohet Kolegji i Europës në Tiranë.

Në orën 17:30 do të nënshkruhet marrëveshja rajonale për njohje reciproke të kualifikimit profesional.

Në orën 17:45 konferenca e përbashkët për shtyp dhe në në orën 18:30 ceremonia e inaugurimit të Piramidës.

ImageImage

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here