Sula: Jam entuziast për bashkimin e PD-së, Basha ndenji 2 vite me pushime

0
111

Deputeti demokrat Dashnor Sula tha se u kërkon falje të gjithë demokratëve sepse u bë 2 vite që opozita u ka munguar qytetarëve

Ai tha se Basha vjen dhe uzurpon atë pjesë të demokratëve dhe nuk bën të mundur bashkimin, por rri në minorancë të vogël me pak zëra.

Sula: Nga dita e sotme do të doja të mos flisja më për ndarjen. Do të doja tu kërkoja falje të gjithë demokratëve sepse u bë 2 vite që opozita u ka munguar qytetarëve. Do ta shoh këtë moment si moment reflektimi dhe jam i kënaqur me atë që pashë sot. Unë kam apeluar gjithmonë bashkimin sepse nëse nuk do të reflektonin nuk dihet se ku do të shkonim. Kishte lezet mënyra se si flisnim me tjetri-tjetrin.

Gjithçka vjen nga lart, jo nga poshtë. Unë vij sot nga Peqini nga takimet me njerëzit dhe ata thonë se mazhoranca po i shpopullon, por edhe ne na thonë se jemi bërë copë-copë. Kjo tregon se çfarë presin njerëzit poshtë. Jam i bindur se nga sot ka pasur një entuziazëm. Për të arritur deri këtu paska qenë shumë e thjeshtë, por na u desh një dorë, që na e dha Basha këtë dorë. Basha vjen dhe uzurpon atë pjesë të demokratëve dhe nuk bën të mundur bashkimin, por rri në minorancë të vogël me pak zëra. Pjesa tjetër bën opozitë, ndërsa ai bëri 2 vjet pushime dhe pastaj thotë e do selinë dhe vulën.”, tha ai per oranews. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here