Ylli Manjani: Gati 4 vite kur Erion veliaj prish Teatrin Kombëtar, sot ky teveqel ku e ka Teatrin e ri?!

0
173
Nga Ylli Manjani
Për të mos e harruar…
Për 2 muaj bëhen 4 vite që Erion Veliaj shëmbi Teatrin Kombëtar, pa asnjë copë letër të shkruar.
E shëmbi me arsyetimin se ka filluar puna për të ndërtuar të riun dhe se për këtë shkak duhej “pastruar sheshi”… Nëse e mbani mend godinën e Teatrit Kombëtar ata e konsideronin “mbetje”… Ç’nuk shpikën për atë godinë, të cilën as tërmeti nuk e shëmbi dot, për ironi e për faqen e tyre të zezë!
Po mirë, po i lemë mënjanë procedurat, ligjet e dhunuara, debatin mbi trashëgiminë historike e kulturore, pyetja është:
Ku e ka Teatrin e ri Kombëtar ky teveqel mediatik?!
A e kishte projektin, paratë dhe madje edhe kompaninë private të parazgjedhur?!
Përse s’e ka ndërtuar godinën?!
Apo gënjeu për të gjitha këto, për pasojë edhe për nevojën e shembjes me urgjencë madje të Teatrit?!
Po kur na e neveriti edhe me atë rrëfenjën e gjyshes në uturak, e mbani mend?! “O ulu e bëje, o ngrihu”… po ky teveqel ska lidhje as me gjyshen e vet se as e bën e as ngrihet. Veç rri aty në uturak e ha m* kot!
Çfarë mashtruesi është ky njeri mor burr’ i dheut!!!
Pa, pa, pa, pa…
****
Ah edhe një gjë tjetër, SPAK që fillon çështje penale nga asgjëja, nuk e sheh ende me vend të fillojë një hetim për një abuzim që ka ndodhur literalisht në mes të Tiranës.
Nuk është as në sharrë e as në Bërzhitë, por në mes të mesit të Tiranës. Ulëret aty çdo ditë ky skandal i paprecedente!
Si e përse u shemb ajo godinë?
A u shkaktua dëm ekonomik mbi materialet e Teatrit gjatë shembjes? Sa ishte dëmi dhe kush është përgjegjës?
Me ç’akte u vendos shembja?! Kush e urdhëroi shembjen?!
Me ç’akte u aktivizua Policia e shtetit?!
A kishte vërtetë projekt të ri zhvillimi të miratuar në çastin e shembjes?!
Sa i ligjshëm ishte ai projekt, nëse eksistonte?! A u respektuan rregullat e trashimisë kulturore?
Sa kushtoi dhe nga dolën paratë për projektin?
A kishte fond të miratuar për ndërtimin e veprës?
Po procedurë prokurimi a u bë?!
A kishte kontratë PPP për këtë qëllim? Nëse po si u lidh dhe sa kushton?
Këto janë vetëm disa nga pyetjet që duhet të sqarojë SPAK.
Apo pret kallëzim nga “kallëzuesit popullorë”, të neveritshmit e zakonshëm që bëjnë kallëzuesin me pagesë?!
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here