Ky shtet i madh pritet të lejojë hyrjen vetëm për të vaksinuarit

0
120

Autoritetet në Kanada pritet që së shpejti të kërkojnë vaksinimin kundër koronavirusit për të gjithë udhëtarët me aeroplanë apo trena.

Ministri i Transportit Omar Alghabra deklaroi këtë të premte se të gjitha fluturimeve komerciale, udhëtarët në trenat mes provincave dhe udhëtarët e anijeve, do të duhet të jenë të vaksinuar.

“Sa më shpejt të jetë e mundur, në vjeshtë dhe jo më voën se në fund të tetorit, Qeveria e Kanadasë do të kërkojë që punonjësit në sektorët e transportit ajror, hekurudhor dhe detar të vaksinohen. Kërkesa për vaksinim do të shtrihet edhe tek udhëtarët e caktuar. Kjo përfshin të gjitha fluturimet komerciale, ”tha zyra e tij në një deklaratë.

Qeveria po kërkon gjithashtu vaksinimin për të gjithë nëpunësit publik federal në vend.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here