Megaoperacioni i Policisë së Shtetit/ 4000 policë dhe 20 dronë, asgjësojnë mbi 10 mijë bimë narkotike kanabis

0
94

Policia e Shtetit/Vijon megaoperacioni policor antikanabis i koduar “FOKUSI”.

-Gjatë kësaj jave, kontrollet kundër kultivimit të bimëve narkotike janë zhvilluar në malësinë e Krujës, në Thumanë, në qarkun Shkodër, në qarkun Lezhë dhe në Tropojë, në terrene të vështira malore dhe në fshatra të thella.

-Në megaoperacion janë angazhuar 4000 punonjës policie dhe janë përdorur 20 dronë të cilësisë së lartë, për kontrollin e territorit dhe për asgjësimin e bimëve narkotike

-Si rezultat i kontrolleve, janë asgjësuar në total 10 106 bimë narkotike cannabis sativa.

-Si autorë të dyshuar të rasteve të evidentuara, janë arrestuar 2 shtetas, janë shpallur në kërkim 5 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 6 shtetas, nga këta 3 kryetarë fshatrash dhe 2 inspektorë pyjesh, ndërsa 1 shtetas është proceduar për moskallëzim krimi.

Në Malësinë e Krujës dhe në Thumanë, si rezultat i fazës së 37-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, u asgjësuan 6000 bimë narkotike kanabis që u gjetën të kultivuara në zona të ndryshme.

-Si autor i dyshuar për kultivimin e 305 prej këtyre bimëve, u vu në pranga shtetasi A. D., 27 vjeç. Gjithashtu, për këtë rast, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. K., për moskallëzim krimi.

Në qarkun Shkodër, si rezultat i fazës së 15-të të megaoperacionit policor “Alpe të pastra” u asgjësuan në total 3312 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në fshatra të ndryshme të bashkive Shkodër, Vau i Dejës dhe Pukë.

-Si autor i dyshuar i rastit të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Gjegjan, Pukë, është vënë në pranga shtetasi P. M., 64 vjeç, ndërsa për rastin e kultivimit në fshatin Mnelë e Vogël, Vau i Dejës, u shpall në kërkim shtetasi N. M., 42 vjeç.

Në qarkun Lezhë, në fshatra të ndryshme në Mirditë, Kurbin dhe Lezhë, në kuadër të fazës së 35-të të operacionit policor të koduar “Imazhi” u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 600 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here