“Grupet kriminale shqiptare ndër më të paskrupullta” Raporti i Antimafias në Parlamentin italian

0
87

Nga Alba Kepi

Grupet kriminale shqiptare vazhdojnë të klasifikohen ndër më të strukturuarat e më të paskrupullta ndër organizimet kriminale të huaja në Itali, së bashku me ato nigeriane e kineze.

“Organizimi kriminal shqiptar në Itali është ndër më komplekset e më të artikuluar në skenarin e kriminalitetit të huaj në Itali, theksohet në raportin e Antimafias Italiane i siguruar eksluzivisht nga RTV Ora e Ora News e sapo i prezantuar në Parlamentin Italian nga ministrja e brendshme Luciana Lamorgese.

Ky raport i publikuar me 3 muaj vonesë, në krahasim me afatin kohore të daljes së tij gjatë viteve të mëparshme, i përket të dhënave të gjashtëmujorit të parë të vitit 2021, e të analizuara nga ekspertët më të lartë të kriminologjisë e invesitigimit italian.

Elementët kriminelë shqiptarë të pranishëm në shumicën e territorit kombëtar italian, shfaqin tipologji të ndryshme organziative e operative.

Sipas këtij raporti ata shfaqen herë si grupe kriminale bashkëpunuese multietnike e herë si organizata të strukturuara, të qëndrueshme e të rrënjosura në territorin italian me sjellje të njëjta me atë të mafias tipike.

Sektoret kryesorë të interesit të tyre kriminal janë trafiku i drogës, trafiku i armëve e trafiku i qënieve njerëzore me qëllim prostitucioni, aktivitet që e kryejnë në bashkëpunim me organizatat kriminale rume e nigeriane.

Trafikuj I drogës

Në trafikun e drogës, organizatat kriminale shqiptare konsiderohen vecanërisht të konsoliduara në trafikun ndërkombëtar të drogës e të afta për të trafikuar sasi të mëdha kokaine e heroine përmesh bashkëatdhetarëve të tyre në Shqipëri, në Amerikën Qëndrore e në vendet e Ulëta, vecanërisht në Hollandë.

Aftësia e grupeve kriminale shqiptare për të vepruar në nivel global e për të siguruar sasi të mëdha droge e me çmime konkuruese ka favorizuar konsolidimin e marëdhënieve të tyre me organizata mafioze italiane. Marrëveshjet mes tyre kanë bërë që të mos kenë konflikte për zotërim territori me kushte që grupet shqiptare të jenë furnizuesit e drogës e grupet e mafias autoktone menaxhuesit e lëndës narkotike në tregun e shitjes në territor.

Për të konfirmuar këtë aspekt Raporti i Antimafias Italiane ka sjell si shembull operacionin e koduar Royal i ekzekutuar më 10 mars 2021, i cili ka çuar në arrestimin e 24 trafikantëve operativë në territorin e qytetit të Milanos e në komunat përreth e anëtarë të 3 grupimeve kriminale italiane e shqiptare; OSMANI, FERRO-CURUMI e MONE-SOKOLI.

Ky operacion zbardhi lidhjet e trafikantëve shqiptarë me elementë të mafias kalabreze Ndragheta të familjes BELLOCCO.

Mes operacioneve të rendituara nga raporti i autoriteteve italiane për të analizuar specifikat e aktivitetit kriminal shqiptar e lidhjet e tyre me mafian vendase është operacioni Cocorito i 25 majit 2021 që coi në sekuestrimin e 375 kg kokainë e marijuanë, arrestimin e 13 trafikantëve shqiptarë, kolumbianë e italianë e lidhjet e tyre me mafian siciliane të familjes kataneze CAPPELLO-BONACCORSI.

“Një interes investigativ të vecantë, nënvizon raporti, është operacioni i koduar Shpirti i Antimafias së Barit i ekzekutuar në 2 korrik 2021 që përmes një skuadre të përbashkët investigative të përbërë nga autoritete policore shqiptare, italiane, spanjolle e malazeze, cuan në arrestimin e 38 shqiptarëve në qytete Vlorë, Kavajë, Durrës, Tiranë e Skrapar, të akuzuar për korrupsion, abuzim detyre, riciklim parash e trafik ndërkombëtar droge.

Në analizën e mafias autoktone Ndrangheta, raporti i Antimafias cilëson se “kjo mafie ka raporte të konsoliduara me kriminalitetin shqiptar e amerikano jugor.”

Në shtrirjen e mafias kalabreze në çdo sektor të ekonomisë e përtej kufirit kombëtar, e në këtë rast në Shqipëri, është sjellë si shembull operacioni i koduar “Profilo Basso “, i drejtuar nga prokurori Nicola Grateri e i ekzekutuar më 21 janar 2021, e që coi në 50 urdhër arrestime të anëtarëve të familjeve mafioze BONAVENTURA, GRANDE ARA[1]CRI,  ARACRI e ARENA.

Duke kujtuar thënien e prokuror Graterit se “mafia qëllon më pak e korrupton më shumë, duke pasur gjithnjë e më fort lidhje me botën e sipërmarrjes e të politikës”, raporti i Antimafias shkruan se operacioni Profilo Basso, zbardhi se si përmes emrave të personave që nuk merreshin me asgjë, shqiptarë e italianë, sipërmarrësit e lidhur me Ndranghetan kishin ngritur kompani fiktive e pa asnjë aktivitet ekonomik, për ricikluar paratë e trafiqeve të pista.

Dhe në analizën e krimit të orgnizuar pugliez, ky raport nënvizon lidhjet e tyre me grupet kriminale shqiptare kryesisht në furnizimin me marijuanë, heroinë e kokainë nga Amerika e Jugut e nga kartelat kolumbiane, por dhe për furnzimin me drogë sintetike.

“Tendenca e fundit e krimit të strukturuar pugliez në bashkëpunimet me grupet kriminale shqiptare, shkruan raporti, është kërkesa e shqiptarëve për të përdorur kanalet e drogës të menaxhuara deri më sot nga pugliezët, në transportin e lëndës narkotike përtej rajonit të Puglias e në tregun ndërkombëtar.”

Grupet kriminale në Piemonte e Lombardi

Grupet e strukturura të kriminalitetit shqiptar shfaqen të pozicionuar në mënyrë të qëndrueshme dhe në territoret e Piemontes e Lombardisë.

Në Lombardi, cilëson raporti është rritur shumë konsumimi i heroinës, e shtimi i trafikut të saj në territor, E heroina është nën kontrollin e grupeve turke që eksportin e tyre në tregun europian e bëjnë përmes kanaleve shqiptare.

Raporti i antimafias italiane thekson se karakteristika kryesore e organizimit kriminal shqiptar është përdorimi pa limit i dhunës për zgjidhjen e mos marrëveshjeve të brendshme përmes kërcënimit e metodave nënshtruese. Gjithashtu një tjetër tipar i organizimit të tyre është përkatësia familjare, qyteti o zona e përbashkët e origjinës së tyre dhe e bazuar në kodet e përbashkëta të sjelljes.

Në kuadrin e bashkëpunimit ndërkombëtar, Raporti i Antimafias italiane ka informuar se gjatë vitit 2021, Italia ka kontribuar në formimin e 27 prokurorëve shqiptarë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Raporti me të dhënat e gjashtëmujorit të parë të 2021 kanë konfirmuar se si pandemia globale ka influencuar dhe në bilancin e aktivitetit të luftës kundër trafikut të drogës, krahasim me një vit më parë, duke reduktuar në -12,8% operacionet antidrogë e në -11.2% të denoncimeve në Autoritete Gjyqësore.

“Por ka vërtetuar, shkruan raportin, aftësinë e grupeve kriminale të huaja të riorganizohen e të adaptohen me skenarë të rinj e në sektorë kriminal si ai i krimeve informatike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here