Zgjedhje të reja në bashkinë Himarë? Rama: Pas gjyqit të Belerit!

0
166

Himara do të mbetet pa kryetar bashkie deri sa të mbarojë gjyqi i Belerit. Në intervistën për mediat greke, kryeministri Edi Rama tha se zyra e tij ligjore po e vlerëson këtë rast, nëse zgjedhjet duhet të zhvillohen pas skadimit të afatit për betimin e Belerit, apo duhet pritur deri në përfundim të gjyqit për të.

 

 

Në të dyja rastet, Rama pranoi se Beleri nuk do të marrë leje për t’u betuar dhe se ai nuk do të jetë kryetar i bashkisë së Himarës.

“Nuk është qeveria që i thërret zgjedhjet, por presidenti. Por mënyra se si shkon procesi është se nëse një person i zgjedhur nuk paraqitet në betim brenda 90 ditëve është kompetencë e qeverisë ta shkarkojë dhe të caktojë një kujdestar deri sa të zhvillohen zgjedhjet e reja. Nuk e di cili do jete argumenti, por në këtë rast është kaq specifik. Nuk ka precedent, nuk i ka shkuar në mendje për këtë situatë, ndaj instikti im është që duhet të presim procesin gjyqësor, deri sa të provohet i fajshëm apo i pafajshëm, por nuk është mendimi ligjor, por ajo që duhet të bëjmë bazuar në faktin që nuk kemi precedent dhe kjo është e hapur për interpretime. Duhet të pyes por mund të shkojmë në të dyja drejtimet” tha Rama.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here