Hartat kadastrale/ Procedura për të ndryshuar kufijtë e pasurisë së paluajtshme

0
551

pasuri e paluajtshmePër të zgjeruar informacionin e dhënë nga harta kadastrale, mund të dokumentohet një plan rilevimi i një pasurie të paluajtshme të caktuar. Në këtë rast, dokumentimi i planit të rilevimit duhet të shënohet në kartelë

 Çdo individ që ka në pronësi një pasuri të paluajtshme mund të kërkojë ndryshimin e hartës kadestrale nëse ka pretendime mbi kufijtë. Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme bën ndryshime të hartës kadestrale kur vëren se ka pasaktësi. Gjatë procesit të regjistrimit fillestar krijohen hartat kadastrale për zonën e  regjistrimit të pasurive të paluajtshme që mbulon një zyrë vendore e regjistrimit fillestar.  Harta kadastrale duhet të tregojë kufijtë dhe pozicionin gjeografik të pasurive të paluajtshme, si dhe tregues të tjerë orientues. Pasuritë e paluajtshme kanë një numër të vetëm identifikimi brenda një zone  kadastrale, i cili përdoret për të identifikuar pasurinë e paluajtshme në kartelat e regjistrimit dhe hartat kadastrale. Për të zgjeruar informacionin e dhënë nga harta kadastrale, mund të dokumentohet një plan rilevimi i një pasurie të paluajtshme të caktuar. Në këtë rast, dokumentimi i planit të rilevimit duhet të shënohet në kartelë. Regjistruesi i zyrës vendore të regjistrimit fillestar është përgjegjës për përgatitjen  dhe mirëmbajtjen e hartave kadastrale që i përkasin zonës së regjistrimit, ku ushtron veprimtarinë kjo zyrë regjistrimi.

 

Korigjimi

Regjistruesi, në çdo kohë me ose pa kërkesën e personave të interesuar, mund të kërkojë që të bëhet një studim/rilevim për çdo pasuri të paluajtshmedhe, pasi të ketë njoftuar personat e interesuar, mund të korrigjojë hartën  kadastrale. Regjistruesi mund të korrigjojë çdo gabim teknik apo material në hartën kadastrale, nëse nuk cenohen interesat e ndonjë personi, duke vënë në dijeni personat e interesuar apo personat që kanë të drejta reale mbi sendin. Po kështu regjistruesi mundtë udhëzojë përgatitjen e një harte të re kadastrale ose të një pjese të saj, në rast dëmtimi apo humbjeje si dhe ta korrigjojë me qëllim përmirësimin e hartës kadastrale. Nëse palët pjesëmarrëse në një konflikt për ndonjë paqartësi apo për pozicionin e një apo disa kufijve të pasurisë së paluajtshme arrijnë të zgjidhin mosmarrëveshjen, regjistruesi bën korrigjimet në hartën kadastrale dhe në kartela, në përputhje me marrëveshjen e arritur, si dhe arkivon aktin noterial që provon marrëveshjen e palëve.

 

Regjistrimi i detyruar

Sipas ligjit për “Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”, çdo akt, që sjell ndryshime dhe ose përfitim të të drejtave të pronësisë, duhet të regjistrohet. “Çdo person, mbajtës i titullit të pronësisë apo i një të drejte reale nëpërmjet një akti ku këto të drejta përmbahen, duhet të paraqesë një kërkesë për regjistrimin e aktit brenda 30 ditëve nga koha e realizimit të tij. Gjykatat, noterët, përmbaruesit gjyqësorë dhe organet e tjera shtetërore i dërgojnë  zyrës, që administron regjistrin ku ndodhen pasuritë e paluajtshme, kopje të vendimit ose të  aktit që përmban fitimin, njohjen, ndryshimin, pushimin e një të drejte pronësie të paluajtshme ose të një të drejte reale mbi atë, ose që deklarojnë të pavlefshme veprime juridike për kalimin e pronësisë të regjistruar më parë, brenda 30 ditëve nga data e lëshimit të tyre”,- përcakton ligji.

 

Viti akademik 2014-2015/ Fituesit e universiteteve shpallen në mes të shtatorit

Fituesit e universiteteve për vitin akademik 2014-2015 pritet të shpallen në mes të muajit shtator. Lajmi bëhet me dije nga zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, e cila sqaron se fillimisht do të shpallen fituesit e kandidatëve që do t’u nënshtrohen konkurseve.  Bëhet fjalë për të gjithë ata kandidatë, të cilët gjatë plotësimit të Formularit A2 kanë zgjedhur programe studimi pranë Universitetit të Arteve të Tiranës, Universitetit të Sporteve të Tiranës, si dhe disa nga degët e Universitetit të Shkodrës e Elbasanit. “Nga data 1 deri në 10 shtator shpallen fituesit e gjithë atyre kandidatëve që kanë zgjedhur degët me konkurrim. Pasi të mbarojnë konkurrimet, nga mesi i shtatorit fillon shpallja e fituesve në degët e tjera”, u shpreh Malaj. Gjithashtu, ajo theksoi se kjo procedurë nuk penalizon kandidatët. “Kjo bëhet për efekt të gjithë atyre konkurrentëve që, përveçdegëve me konkurrim kanë zgjedhur dhe degë të tjera, në mënyrë që të mos penalizohen”,- u shpreh Nora Malaj.

 

Problemi/ Tërheqja e dokumentave, studentët nuk rezultojnë të regjistruar

Studentët e universiteteve private vazhdojnë të përballen me probleme për tërheqjen e dokumentave të tyre, nga institucionet e Arsimit të Lartë të cilat tashmë ju është hequr licensa e ushtrimit të aktivitetit të tyre. Por shqetësimi më i madh për ta është se shumë prej tyre nuk rezultojnë të regjistruar në këto universitete, pavarsisht se tashmë janë në vit të dytë apo e kanë mbaruar një faktultet të caktuar në këto institucione.  Ata nuk kanë një numër matrikullimi i cili është numri që i jepet çdo studenti, në regjistrimin fillestar në një institucion të Arsimit të Lartë, që e shoqëron deri në marrjen e diplomës ose certifikatës. Përballë kësaj situate ata kërkojnë ndërhyrjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ndërkohë që bëjnë me dije se vazhdojnë të paguajnë tarifa disa qindra euro për të tërhequr dokumentat e tyre. “Viti i dytë farmaci, sapo e mbaruam dhe kemi shkuar tek AKP-ja për numrin e  matrikullimit kemi shkuar dhe tek shkolla, na kanë thën që nuk rezultojmë fare si student në shkollë. Unë me mendimin që e kisha numrin e matrikullimit shkova tek shkolla për të bërë çrezgjistrimin, kam paguar tek shkolla 500 euro vetëm për një vërtetim çrezgjistrimin dhe më thotë këtu që numrin e matrikullimit e kam zero, domethënë që nuk e kam dhe nuk rezultoj fare. Pa këtë numër ne nuk mund të shkojmë në asnjë llojë shkolle. Shkolla jonë na ka mashtruar, na ka thënë që kemi numra matrikullimi por kjo nuk rezulton të jetë kështu”,- shprehen studentët.  Ndërkaq autoritetet e Arsimit dhe Sportit kanë deklaruar se të gjithë studentët që do të transferohen në universitete të tjera, duhet të tërheqin dokumentacionin brënda datës një shtator dhe nuk do të paguajnë asnjë tarifë. Por mesa duket ky udhëzim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit s’po gjen zbatim, pasi studentët vazhdojnë të paguajnë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency