“Siguria kombëtare këtu është shpartalluar në shumë vepra”/ Çollaku: Vjedhja e të dhënave në TIMS me porosi nga Rama !

0
162

Gazetari Basir Çollaku teksa ka folur në lidhje me skandalin në sistemin TIMS është shprehur se vjedhja e të dhënave të qytetarëve është një urdhër nga kryeministri Rama. I ftuar në Syri Tv, Çollaku shprehet se pas letrave të deklaruara në emrat e drejtuesve të lartë, fshihet Edi Rama i cili, duke u shfajësuar për sistemin TIMS, synon të sinjalizojë SPAK-un se në c’drejtim i intereson atij të hetojë.

Sipas Çollakut, Rama ka vepruar njëjtë dhe me raste të hetimeve të tjera ku zyrtarë të shtetit janë përfshirë në skandale

“Mesa duket ne paskemi pasur më shumë iranian se iran këtu në Shqipëri që janë  lëshuar të gjithë të dhënat tek sistemi. Kjo është një çështje e rëndë me një peshë ekstreme. Janë informacione për njerëz vendas, informacione për shtetas të huaj. Siguria kombëtare këtu është shpartalluar në shumë vepra.

Por, kur shkon dikush aty me thes individual, personal, privat dhe bënë ‘sallatë frutas’me të dhena sensitive me një ndjeshmëri kaq të lartë për drejtësinë, për ligjin dhe asnjë përgjegjësi. Kjo është një vjedhje me regji, është me porosi absolutisht. Nuk mund të themi që kjo është një rastësi. Është porosi e dhënë nga Edi Rama, të mos i bim rrotull fare. Lexova dje letrën e Edi Ramës që shfajësohej për sistemin TIMS. Në fakt i kishte vendosur emrin e Ervin Muçës, drejtorit të departamentit juridik, i emëruar drejtues i lartë. Kjo është një paligjshmëri tjetër që që kërkon hetim. Ajo çka vihet re në këto pafundësi skandalesh me dëme të mëdha financiare ne buxhetin e shtetit, del zotëria me një letër në facebook, letër e shkruar nga Rama që vendosin emrin e tyre, siç kan ëbërë me ministra të tjerë e drejtues të tjerë që janë ndjekur penalish, del dhe flet për back up Rama .

U bë hetimi thoshte kryeministri në letrën e tij. Kush e bëri hetimin. Nuk e  bën kryeministri hetimin. Nuk mund të thotë një kryeministër që u bë hetimi dhe nuk na rezultoi asgjë. Po i jep mesazh SPAK-ut që ata të orientohen pikërisht në atë çka ai thotë? Aty nuk ka asgjë për hetim. Ai përcakton konkluzionet e hetimit ndërkohë që drejtori dhe personat përgjegjës nuk janë pezulluar e as ndaluar e përcjellë për tu ndjekur penalisht, për një masë sigurie, gjë që duhet ta bënte prokuroria e posaçme.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here