Nafta në Shpirag/ Flet eksperti i ekonomisë : Nuk do të ndikojë fare në uljen e çmimit

0
209

Eksperti i Ekonomisë Pano Soko ka folur lidhur me naftën në Shpirag, të cilën kryeministri Rama prej vitesh e quan një zbulim.

I ftuar në Euronews Albania, Soko u shpreh se nëse arrin të zbulihet naftë në atë thellësi, nuk do të ndikojë fare te çmimi i naftës në vendin tonë.

Sipas tij nevojitej pasja një rafineri në Shqipëri në mënyrë që nafta të dalë me kosto më të lirë, pasi do të eliminonte kostot e transportit për ta përpunuar jashtë dhe për ta risjellë në tregun vendas.

“Ne na duhej rafineria sepse kështu do kishim përfituar në çmim për shkak të reduktimit të ca kostove të trasportit. Po te kishim rafineri tonën, nafta që prodhohej do rafinerohej dhe nxirrej në treg nga vetë ne, duke plotësuar një pjese të mirë të kërkesës me një çmim shumë të mirë”, tha Soko.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here