Zgjedhjet në Kukës, Korreshi: Basha erdhi tek qëndrimi ynë, kur e propozuam ne në 14 Maj na cilësuan të shitur

0
186

Deputeti Saimir Korreshi, ka komentuar situatën e brendshme në Partinë Demokratike, duke mos lënë pa shigjetuar edhe kreun e PD, Lulzim Bashën.

I ndalur tek zgjedhjet në Kukës, Korreshi shprehet se Basha duket se po shkon në të njëjtin mendim, pasi sipas Basha ka riapeluar për gjetjen e një zgjidhjeve gjithëpërfshirëse për të gjithë demokratët.

Deputeti Korreshi kujton se ky ishte qëndrimi i shumicës dërrmuese të Grupit Parlamentar të PD për zgjedhjet e 14 majit, ndërsa akuzon Bashën se i shpalli armiq.

REAGIMI I PLOTË:

 

 

Postimi i plotë i Saimir Korreshit:

Lulzim Basha ( fshehur pas emrit “PD Dega Kukës”) paska riapeluar për gjetjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse për të gjithë demokratët, BASHKIMIN e tyre me NJË kandidaturë të gjithëpranuar në zgjedhjet për Kryetar Bashkie në Kukës.

Duke e vlerësuar për këtë qëndrim të ri dhe duke uruar të jetë i sinqertë (pa qenë nevoja të fshihet pas PD Dega Kukës), dua të kujtoj që ky ishte qëndrimi i shumicës dërrmuese të Grupit Parlamentar të PD për zgjedhjet e 14 Majit, të cilët me një strategji prej skuthi Lulzim Basha i shpalli armiqë, tradhëtarë, dhe të shitur!

Shumë mirë që sot një pjesë e vogël e PD që rendi të dilte çdo ditë në media dhe të sajonte baltë për “armiqtë” e rinj brenda partisë ka kuptuar rëndësinë e një mesazhi politik që ne të tjerët e kemi dhënë që në Shtator 2022: “Një kandidat i opozitës në zgjedhje lokale, ndryshe i dhurojmë bashkitë në tavolinë Edi Ramës”. Nuk është mëkat të jesh i vonuar politikisht, por mëkat është ti qëndrosh budallëkut deri në fund pa reflektuar.

Prandaj uroj që ky reflektim të pasohet edhe nga reflektime të tjera që i hapin rrugë bashkimit real të demokratëve, gjithmonë duke u shoqëruar me ndjesën përkatëse ndaj cilido që në mënyrë koherente ka gjykuar dhe mbajtur qëndrime të njëjta vetëm në të mirë dhe në interes të të gjithë demokratëve.

Bashkimi i tyre dhe beteja me Edi Ramën nuk behet me deklarata sa herë del gjumi, por me akte dhe veprime konkrete politike. Më mirë vonë se kurrë që paska arritur të kuptojë që nga konflikti përfiton vetëm Edi Rama. Lulzim Basha në fakt është një nga faktorët që sot konflikti vijon të jetë i ndezur, ndërkohë që aktet e tij përçarëse që vazhdojnë prej 2 viteve janë një dëm i madh për të ardhmen e PD.

Por pavarësisht tij dhe kundërthënieve në qëndrimet e tij politike, të cilat do i gjykojë historia, demokratët duhet të gjejnë rrugën e bashkimit në Kukës.

Sali Berisha nuk duhet të pengojë bashkëpunimin e çdo faktori opozitar dhe gjetjen e një rrugë që unifikon opozitën me një kandidat në Kukës. Ndryshe 14 Maj është një dëshmi e afërt dhe rezultati i 24 Shtatorit do ishte i paracaktuar. Tani nuk ka më kohë për ndasi, por është momenti vetëm për të treguar përgjegjshmëri në raport me interesin e demokratëve dhe qytetarëve të Kukësit që duan ndryshimin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here