Rrjeti i Reporterëve: Shqipëria shënon regres në Indeksin e Sigurisë së Gazetarëve

0
83

Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt ka publikuar sot indeksin e sigurisë së gazetarëve për vitin 2022. Për herë të parë kjo matje u bë në vitin 2020. Sa i përket ligjeve raporti përmend tërheqjen e qeverisë shqiptare nga ligji anti-shpifje i cili u prit me kritika nga ndërkombëtarët dhe me protesta nga komuniteti i gazetarëve në vend.

“Ligjet që mbrojnë konfidencialitetin e burimeve gazetareske u respektuan, pa asnjë rast të regjistruar të zbulimit të burimit. Megjithatë, sfidat ligjore lidhur me shpifjen, shpifjen, gjuhën e urrejtjes, të drejtën e autorit, privatësinë personale dhe ligjet për mbrojtjen e të dhënave vazhduan”, thuhet në raportin e “Safe Journalists”.

Sa i përket mjeteve për parandalimin e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve, raporti vlerëson se është bërë pak përparim në mekanizmat parandalues.

“Përgjigjet e policisë ishin të kënaqshme në regjistrim, ndjekja ishte e ngadaltë dhe joefektive. Dënimet publike të kërcënimeve ndaj gazetarëve ishin sporadike, dhe pavarësisht disa trajnimeve të policisë, çështjet si ndalimet e pajustifikuara vazhduan”, thuhet në raport.

Efektiviteti i ligjit shihet me skepticizëm në raport, duke theksuar se ka pasur hetime të ngadalta sa i përket sulmeve ndaj gazetarëve.

“Shqipërisë i mungonte një sistem i unifikuar për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave për kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve”, thekson raporti.

Sa i përket numrit të sulmeve ndaj gazetarëve, raporti përcjell se nuk kanë qenë sistematike dhe janë regjistruar 9 sulme.

“Çështjet strukturore si lidhjet politike dhe të biznesit me median, mungesa e transparencës së financimit, shantazhi mediatik, konflikti i interesave, pluraliteti i kufizuar mediatik dhe aksesi në informacion, rritja e dezinformatave dhe kushtet e këqija të punës vazhduan të kërcënojnë mjedisin për cilësinë e gazetarisë së pavarur”, thuhet në raport.

Sa i përket pikëve në 4 shtyllat kryesore matëse, Shqipëria ka shënuar një rritje në “Mjedisin organizativ dhe ligjor”, nga 3.25 në vitin 2021 në 3.27 në 2022.

Në dy indikatorët e tjerë, “Sigurinë aktuale” dhe “Procesi i rregullt” nuk ka pasur asnjë ndryshim, teksa ka shënuar ulje në “Parandalimin”.

Në total krahasuar me një vit më parë, Shqipëria ka shënuar rënie me 1 pikë në sigurinë e gazetarëve.

Sipas “Treguesit të Nivelit të Lirisë së Mediave dhe Sigurisë së Gazetarëve në Shqipëri”, botuar po ashtu nga Rrjeti për Gazetarët e Sigurt, sistemi mediatik në Shqipëri dominohet nga mediat klienteliste dhe lidhjet e fshehta mes mediave, politikës dhe biznesit. Raporti sjell në vëmendje kufizimin e plotë për mediat nga ana e Prokurorisë së Tiranës  për publikimin e të dhënave nga dosjet e hakuara gjatë sulmeve kibernetike.

Sipas raportit janë 30 çështje gjyqësore të hapura kundër gazetarëve dhe punonjësve të mediave përgjatë vitit 2022.

Në Indeksin e Reporterëve ka Kufij për vitin 2021, Shqipëria shënoi renditjenmë të ulët për lirinë e medias, duke u renditur në vendime 103 nga 180 vende.

Shqipëria është vlerësuar në raportet e ndryshme ndërkombëtare si një vend jo i lirë për gazetarët për të ushtruar profesionin e tyre, kjo si pasojë e pronësisë së medias dhe lidhjet e mediave me politikën.

Të dhënat flasin për mungesë të pluralizmit mediatik ndërsa kuadri i dobët ligjor dhe institucionet e brishta i zbehin ndarjet mes medias, politikës dhe biznesit.

Teksa nuk kanë kaluar pa kritika qëndrime arrogante të kryeministrit dhe sulmet e kryetarit të Bashkisë Tiranë ndaj gazetarëve dhe mediave.

Gjatë vitit 2023, kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliajka qenë disa herë në vëmendje të organizatave të medias për shkak të gjuhës që ka përdorur ndaj mediave./Citizens-Channel

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here