NDRYSHIMI/ Çfarë thoshte Edi Rama 3 vite më parë kur SPAK nisi hetimet për sterilizimin: Ju kanë rrokanisur kokën derrat

0
161

Prokuroria e Posaçme ka finalizuar dy ditë më parë operacionin për prangosjen e ish-zv.ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmenit vlonjat që fitoi tenderin e sterilizimit, Ilir Rrapaj pasi ka mundur të provojë se kemi të bëjmë me disa vepra penale.

Kallëzimi penal është bërë në Dhjetor 2019 nga Nisma Thurje dhe SPAK thotë se më 13 Janar 2020 ka regjistruar procedim penal.

Ky koncesion i firmosur në kohën kur ministër ishte Ilir Beqaj, është kundërshtuar fortë nga opozita dhe aktivistë të tjerë. Mirëpo, nga ana tjetër mazhoranca socialiste e ka mbrojtur këtë koncesion dhe është krenuar me të si një projekt që do të transformonte punën në spitalet e vendit.

Kallezimi eshte bere ne Dhjetor 2019 dhe procedimi penal eshte regjistruar me 13 Janar 2020. Rama ka reaguar 18 dite me pas, me 31 Janar 2020
Kallezimi eshte bere ne Dhjetor 2019 dhe procedimi penal eshte regjistruar me 13 Janar 2020. Rama ka reaguar 18 dite me pas, me 31 Janar 2020

Newsbomb.al sjell një reagim publik të bërë nga kryeministri Edi Rama më 31 Janar 2020, vetëm 18 ditë pasi SPAK kishte regjistruar procedimin penal, siç del nga njoftimi zyrtar i bërë publik më 17 Gusht 2023.

Edi Rama shkruante atë kohë se falë PPP-së së instrumentave mjekësorë dhe sterilizimit, përqindja e infeksioneve post-operatore kishte rënë në përqindjen normale të mesatares europiane dhe kjo, sipas tij, si rezultat i koncesionit në fjalë.

“Ju kanë kërdisur papushim me tam-tamin se PPP-të janë paratë tuaja që i dhurohen privatit, por jo gënjejnë si derrat e knaqun të Migjenit”, shkruante kryeministri tre vite më parë, teksa shpjegonte se investimin në shërbime e bënte private dhe shteti ia shlyente me këste në vite.

Reagimi i Edi Ramës për koncesionin e sterilizimit – 31 Janar 2020:

JU KANË RROKANISUR KOKËN ME DOKRRAT SHURDHUESE për PPP-të (Partneritetet Publike Privat) dhe e keni dëgjuar shpesh edhe “koncesionin e sterilizimit”, si një gjynah të madh të kësaj qeverie të poshtër, POR E VËRTETA ËSHTË se deri dje (dhe DJE jo 30 a 50 vjet më parë, po dje fare pak vite më parë) mjerë kush shtrihej në një sallë operacioni, se i’a hapnin barkun me pinca të kohës së dashurisë shqiptaro kineze, mbuluar me çarçafë të “sterilizuar” për të larë gojën, në operacione që këtu në Shqipërinë tonë pasoheshin me një nga përqindjet më të larta të infeksioneve post-operatore në planet.

Ndërsa sot, falë PPP-së së instrumentave mjekësorë dhe sterilizimit, përqindja e infeksioneve post-operatore ka rënë në përqindjen normale të mesatares europiane, si REZULTAT i INVESTIMIT PRIVAT që ka garantuar instrumenta mjekësorë të cilësisë së lartë dhe sterilizim të standarteve europiane.

Ju kanë kërdisur papushim me tam-tamin se PPP-të janë paratë tuaja që i dhurohen privatit, POR JO GËNJEJNË SI DERRAT E KNAQUN TË MIGJENIT.

NË PARTNERITETET PUBLIK PRIVAT JANË PARATË E PRIVATIT QË INVESTOHEN PËR SHËRBIME SHUMË MË TË MIRA PËR JU, ndërsa shteti i’a shlyen privatit me këste në vite ato para dhe kur janë shlyer të gjitha, INVESTIMET KTHEHEN NË PRONË E SHTETIT.

Ju besoni kë të doni e çfarë të doni, po ËSHTË E SIGURTË SE NËSE DO TË JU DUHET TË BËNI NJË NDËRHYRJE KIRURGJIKALE FALË PPP-së, NUK DO TË HIQNI TË KËQIAT E MËDHA QË HOQËN PËR DEKADA qytetarët e prekur nga infeksionet post-operatore (të cilat janë vetëm një prej disa të mirave të këtij Partneriteti Publik Privat)./newsbomb.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here