Berisha reagon pas tensioneve në veri: Dënoj manipulimin e serbëve të Kosovës nga Beogradi, Prishtina të shmangë tensionet

0
91

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar të krijuar ditën e sotme në veri të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Berisha u shpreh se dënon manipulimin e bërë nga Beogradi zyrtar ndaj serbëve të Kosovës si dhe u ka bërë thirrje Prishtinës zyrtare që të shmangë tensionet e të bashkëpunojë me ndërkombëtarët.


Postimi i plotë:

Tensione të forta në Veri të Kosovës.
Të dashur miq, fillimi detyrës të kryekomunarëve të rinj në komunat e Veriut të Kosovës solli reagimin nga serbomadhi Vuçiç, manipulimin e grupeve serbe në këto komuna dhe rritjen e fortë të tensioneve lokale.
Duke dënuar manipulimin e pandërprerë të Beogradit me serbët në veri të Kosovës dhe duke mbështetur të drejtën e autoriteteve të Kosovës për të vendosur ligjin në të gjithë territorin e vendit të tyre, ju bëj thirrje këtyre autoriteteve të shmangin rritjen e tensioneve dhe në bashkëpunim dhe bashkërendim me KFOR-in dhe partnerët kryesor NATO-n, Bashkimin Europian dhe SHBA, të ndërmarrin hapat e duhura për çtensionimin e situatës, rivendosjen e dialogut dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, si interesi më i mirë i Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, paqes dhe stabilitetit në rajon. #sb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here