Rasti Cakaj, ish-sekretari i përgjithshëm i MM-së: Ja pse kemi të bëjmë me skandal me sigurinë kombëtare

0
101

Ish-Sekretari i Pergjithshem i Ministrise Mbrojtjes Edvin Kulluri, permes nje statusi ne rrjetin social ka komentuar debatin mbi certifikaten e sigurise per propozimin e refuzar nga Presidenti Meta per minister te Jashtem Gentian Cakaj. Kulluri thekson se nuk ka asnje munesi qe te verifikohet figura e nje zyrtari brenda 24 oreve. Po ashtu ai pohon se skandali me i  madh eshte fakti se si nje individ pa kete certifikate sigurie, ka pasur akses ne dokumenta te klasifikuara.

 

Statusi i plote

Ose Kryeministri ose Kuvendi duhet te shqyrtojne dhenien e Certifikates se Sigurise per 24 ore Zevendes Ministrit te Jashtem! Kryeministri duket se eshte vete ne krye te ketij skandali, ndaj Presidenti me te drejte kerkon hetim nga Kuvendi! Si ka mundesi qe ne 24 ore qenka verifikuar pastertia e figures kur duhet te shprehen 3 agjensi inteligjence dhe ato partnere, kur 24 ore duhen vetem te mberrijne shkresat me poste?! Ky eshte skandal me sigurine kombetare dhe DSIK duhet te pergjigjet ose te mbaje pergjegjesi ligjore!

Por skandali me i madh eshte se si ka patur akses ne dokumenta te klasifikuara nje zyrtar i papajisur me Certifikate Sigurie per muaj me rradhe! Si mund te jete Siguria Kombetare dhe ano e NATO-s ne duar kaq te papergjegjshme dhe te rrezikshme?! Per kete te jape pergjigje Kryeministri dhe jo te beje batuta per Presidentin! Jemi bere shtet batutash dhe karagjozash qe na perqesh bota e mbi te gjitha kundershtaret tane rajonal apo dhe me gjere! Opozita duhet te kthehet urgjent ne Kuvend dhe ti pergjigjet kerkeses se Presidentit per Komision Hetimor! Ose perndryshe behet pale ne cenimin e Sigurise Kombetare!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here