Ka bërë donacione për Biden, Gjykatësi amerikan Juan Merchan refuzon të tërhiqet nga çështja e Trump

0
247

Gjykatësi amerikan Juan Merchan, që po gjykon një nga paditë e ngritura kundër ish-presidentit amerikan, ka refuzuar të tërhiqet nga çështja pas një kërkese të bërë nga ekipi ligjor i Trump.

Gjykatësi ka në dorë çështjen e padisë së ngritur ndaj Trump se ai ka paguar një pornostare për të heshtur për aferën e tyre.

Por pavarësisht se ka bërë donacione për presidentin amerikan, Joe Biden, gjykatësi nuk pranoi që të tërhiqet.

Merchan ka bërë disa donacione të vogla për fushatën e Joe Biden në vitin 2020. Për këtë arsye, avokatët e Trump thanë se ai është i njëanshëm.

Për më tepër, ekipi ligjor i Trump tha se vajza e gjykatësit është presidente e një firme dixhitale, e cila ka punuar për fushatën e Biden.

Në një reagim, Merchan tha se ekipi i Trump nuk ka paraqitur ndonjë argument thelbësor.

“I pandehuri ka dështuar të demonstrojë se ekzistojnë arsye konkrete apo edhe realiste që përjashtimi të jetë i përshtatshëm, aq më pak i kërkuar për këto arsye. Skenarët spekulativë dhe hipotetikë të ofruar nga i pandehuri janë shumë larg standardit ligjor”.

Gjyqi është planifikuar të fillojë në mars të vitit 2024. Ai është një nga katër aktakuzat me të cilat përballet aktualisht ish-presidenti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here