Ekipi i “Shok” mbërrin në Kosovë (Video)

0
149

 

Ekipin e filmit të nominuar për çmimin Oscar, “Shok”, Klan Kosova e ka pritur në aeroport, me të cilët gazetari ynë ka zhvilluar intervistë ekskluzive menjëherë pas mbërritjes së tyre.

Dy aktorët e rinj, Andi dhe Lumi, kanë treguar se kanë përjetuar ndjenja të papërshkrueshme në mbrëmjen e ceremonisë, meqë ishin të parët kosovarë që shkelën tapetin e kuq të Oscars së bashku me fytyra të njohura hollywoodiane.

Ndërsa aktori Astrit Kabashi është shprehur se edhe pse është dëshpëruar pak nga mos marrja e çmimit, ai ka thënë se si ekip janë gëzuar shumë nga përkrahja e të gjithë shqiptarëve, dhe se dihen fitues moralë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here