Droga në banane’/ Mediat belge: Nipi i deputetit socialist, pjesë e trafikut të kokainës nga A. Latine drejt BE

0
117

‘Në kutinë e bananeve që bleva në një dyqan frutash më kanë ardhur edhe këto pako!’

Prokurorët gjermanë do të çuditeshin rreth një vit më parë, kur morën dëshminë e një qytetari, se kutia e bananeve kishte 3 “bukë” kokainë!

Menjëherë ata nisën hetimet dhe kuptuan që i zoti i supermarketit nuk kishte asnjë dijeni.

Autoritet nisën hetimet dhe mbajtjen nën vëzhgim të të gjithë personave që shkonin në atë dyqan për të marrë kuti bananesh. Mësuan se tre prej tyre ishin shqiptarë. Policia dhe Prokuroria gjermane nisen kërkimet nëpër disa dyqane me profil të tillë dhe kuptuan se trafikantët e kokainës kishin bërë shpikjen e radhës.

Droga shpërndahej në çdo qytetet nëpërmjet arkave të bananeve që më pas i merrnin njerëzit e tyre për t’i shpërndarë!

Këtu ka nisur edhe gjurmimi i një personi të njohur në vendin tonë, jo vetëm për shkak të bëmave të tij, por dhe të qenurit nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja!

Bëhet fjalë për Ramazan Rrajën, për të cilin Prokuroria belge ka kërkuar të dënohet 8 vjet. Ai gjendet në grup me një letonez dhe disa persona të tjerë, përfshirë edhe një kushëri të tijin.

Mediat belge

Mediat belge shkruajnë se një letonez dhe dy shqiptarë, Rraja së bashku me kushëririn e tij Fioralb Rraja akuzohen për drejtimin e një organizate të trafikut të kokainës, e cila sipas mediave belge lundronte në luks dhe në para.

Sipas dosjes së prokurorisë belge, banda trafikonte kokainë nëpërmjet Antwerp-it dhe më pas e shpërndante në të gjithë Europën Perëndimore, si dhe në Turqi e deri në Australi.

Gjithashtu, kjo organizatë kriminale kryente pastrimin e parave përmes një zinxhiri restorantesh në shuma që arrinin deri në 11 milionë euro. Sipas Prokurorisë belge biznesmeni letonez në nëntë muaj kishte udhëtuar në 14 vende, kryesisht brenda Europës, por edhe në Kolumbi, Ekuador si edhe Republikën Dominikane.

Ndërkohë nga operacioni i kryer për arrestimin e anëtarëve të kësaj bande, Policia gjeti qindra foto të stilit të jetesës luksoze, ku sipas mediave belge, vetëm ora “Richard Mille” që mban Ramazan Rraja kushton 665 mijë dollarë. Rraja shfaqej në foto edhe teksa ngiste “Ferrari”-n dhe “Lamborghini”- n, si dhe tregonte paratë e shumta që fitonte.

Ndërkaq, kreu i bandës Kaspars N. investoi një pjesë të të ardhurave në “Ké Group”, një zinxhir dyqanesh perimesh, duke përfshirë Pokerrito në Nationalestraat në Antwerp.

Hetimet dhe përgjimet

“Antwerp”-i është pjesë e një hetimi të nisur në Bavari të Gjermanisë. Në vitin 2018, Policia atje mori një denoncim nga një supermarket ku përveç bananeve gjetën edhe kokainë në kuti.

Ai që kishte themeluar kompaninë e bananeve ishte Kaspars N. nga Letonia i cili jetonte në Berçem afër Antwerpit të Belgjikës. Sipas prokurorit, biznesmeni letonez ishte një trafikant ndërkombëtar teksa kishte udhëtuar në 14 vende, kryesisht brenda Evropës, por edhe në Kolumbi, Ekuador dhe Republikën Dominikane.

Policia kishte vendosur aparate përgjimi në banesën e tij në Berçem, duke përgjuar disa telefonata rresht. Në bazë të përgjimeve, kjo bandë ka shitur 450 bukë (buka përdorej si gjuhë e koduar për 1 kg kokainë) në Evropë, me një vlerë neto prej më shumë se 11 milionë euro.

Të gjitha bisedat e përgjuara kishin të bënin me futjen e ngarkesave të kokainës, ku banda përdorte GPS për të gjetur kontejnerët e kokainës, makina me vendngarkimet e caktuara, dokerë të korruptuar që nxirrnin kokainën, madje edhe një oficer policie të korruptuar që “mbyllte njërin sy”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here