Soko: Amnistia fiskale është streha e fundit e një qeverie të paaftë

0
131

I ftuar në emisionin ”Ekopolitikë” në ”RTV Ora” nga gazetari Besart Kadia, ekonomisti Pano Soko tha se nga pikëpamja ekonomike, amnistia fiskale është streha e fundit e të paaftëve.

Sipas tij, kur një qeveri është e paaftë të ndërtojë një ekonomi që prodhon, atëherë streha e fundit është amnistia.

Pano Soko: ”Nga pikëpamja ime si ekonomist, unë amnistinë e shoh si streha e fundit e të paaftëve. Kur një shtet është i paaftë të ndërtojë një ekonomi që prodhon, të ndërtojë baza solide për tu ruajtur nga tërmetet ekonomike që ndodhin herë pas here, që nuk ofron garanci për një zhvillim të sigurtë dhe të mbrojtur nga të gjitha ato që mund t’i vijnë ekonomisë, streha e fundit është amnistia. Kjo vjen sepse ne nuk ndërtojmë një ekonomi të qëndrueshme pa dashur të bëjmë filma të tilla.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here