Vendimi i qeverisë/ Analizat dhe sëmundjet që do të kurohen falas, çfarë përfitojnë të moshuarit dhe punonjësit

0
178

Analizat dhe sëmundjet që do të kurohen falasShërbimet që do të financohen nga fondi për fëmijët, të rriturit dhe moshën e tretë

Miratohet vendimi për financimin e paketave shëndetësore, të cilat do të financohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. “Miratimin e paketës së shërbimeve shëndetësore, në kujdesin shëndetësor parësor publik, që financohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor”, – thuhet në vendimin e qeverisë.

 

Kujdesi shëndetësor për të rriturit

Në kujdesin shëndetësor për të rriturit (14-65 vjeç) përfshihet menaxhimi i problemeve të zakonshme akute dhe kronike, një pjesë e madhe e të cilave lidhet me faktorë mjedisorë dhe të stilit të jetës. Qendra shëndetësore siguron diagnozë të hershme dhe menaxhim të rasteve, si dhe ndërhyrje në çdo etapë të këtyre gjendjeve për parandalimin dhe promovimin e sjelljeve të shëndetshme. Kontrolli mjekësor bazë. Këtu përfshihet kontrolli i individëve të grupmoshës 40-65 vjeç që kanë rrezik më të lartë për një sërë gjendjesh shëndetësore jo të favorshme, të cilat nëse zbulohen paraprakisht apo në stadet fillestare evitojnë një barrë të madhe të sëmundshmërisë kronike për individin, sistemin shëndetësor dhe shoqërinë në përgjithësi. Qëllimi i shërbimit. Të reduktohet numri i ndërlikimeve të gjendjeve akute, si dhe të sigurohet shërbim i integruar në QSH për pacientët me sëmundje kronike, duke respektuar udhëzuesit klinikë dhe protokollet në fuqi.

 

Kujdesi shëndetësor për fëmijët

Përshkrimi i shërbimit. Kujdesi shëndetësor për fëmijët (0 -14 vjeç) në QSH ofrohet me shërbime parandaluese, (ndjekja e rritjes e zhvillimit, imunizimi, ushqyerja, këshillimi sipas moshës për rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm si dhe mbrojtjen e fëmijës nga dhuna dhe abuzimi), promovuese, edukuese, si dhe kurative në përputhje me udhëzuesit dhe protokollet klinike përkatëse në fuqi. Qëllimi i shërbimit. Të sigurojë që çdo fëmijë të marrë shërbimet e nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm, pakësimin e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë, që lidhet me problemet shëndetësore të fëmijëve (veçanërisht në moshën 0-6 vjeç) si dhe mbrojtja shëndetit të fëmijëve në familje dhe komunitet. Kujdesi parandalues dhe edukimi i pacientit/familjes, monitorimi rritjes dhe zhvillimit të fëmijës 0-6 vjeç.

 

Kujdesi shëndetësor për të moshuarit

Kujdesi shëndetësore për të moshuarit (mbi 65 vjeç) siguron shërbim në përputhje me nevojat e tyre specifike. Qendra shëndetësore “miqësore” me të moshuarit përshtat qëndrimin dhe aftësitë e personelit si dhe sistemin e brendshëm të saj, sipas nevojave të të moshuarve,nxit ndërgjegjësimin e këtyre pacientëve në lidhje me problemet dhe shërbimet e ofruara në mbështetje të tyre, si dhe promovon jetën aktive dhe të shëndetshme për ta. Qëllimi i shërbimit. Të reduktojë numrin e ndërlikimeve të gjendjeve akute si dhe të rrisë numrin e pacientëve me sëmundje kronike, të cilëve iu sigurohet shërbim i plotë në QSH, duke respektuar udhëzuesit klinikë dhe protokollet në fuqi. Identifikimi dhe ndjekja e problemeve të zakonshme mjekësore në të moshuarit. Sëmundje dhe probleme të sistemit kardiovaskular: -Sëmundje hypertensive, SIZ (angina, infarkt miokardi), sëmundje kronike të zemrës (insuficienca kardiake kronike, aritmia kardiake). Sëmundje celebro-vaskulare (insult cerebral).

Sëmundje mendore dhe probleme të shëndetit mendor (psikoza senile, deliri, depresioni). Sëmundje dhe probleme të SNQ dhe shqisave: sëmundje degjenerative (M. Parkinson, M. Alzheimer), sëmundje të syve (glaukoma, katarakti, verbim ose ulje shikimi), sëmundje të veshit (shurdhim ose ulje dëgjimi, tinitus, vertigo). Sëmundje dhe probleme të sistemit respirator: sëmundje akute (grip, pneumoni), sëmundje kronike (AB, SPOK), kancer bronkial. Sëmundje dhe probleme të sistemit gastrointenstinal: sëmundje të mukozës dhe indeve të buta të gojës, kancer ezofagu, ulcera peptike, kancer stomaku, herniainguinale ose femorale, kolelitiaza, kancer kolorektal. Sëmundje dhe probleme të sistemit urogenital: insuficienca renale, infeksione urinare, adenoma e prostatës, kalkuloza urinare, prolaps genital, inkontinenca urinare, kancer i gjirit, kancer i prostatës, Sëmundje dhe probleme të aparatit muskulo-skeletal: osteoporoza, osteoartroza (genoartroza, koksoartroza, spondiloartroza). Sëmundje dhe probleme të sistemit hemopoetik: anemi (ferriprive, nga deficiti ivit. B12 dhe folateve, anemi kronike; mielodisplazi (mieloma multiple). Sëmundje dhe probleme të sistemit endokrin: diabeti, hipotireoza. Sëmundje dhe probleme të lëkurës: ulçera venoze apo arteriale e këmbëve, dekubituse, herpes zoster, karcinoma bazoqelizore dhe spinoqelizore. Probleme të kujdesit paliativ dhe terminal: kujdes paliativ për sëmundje kronike, kujdes paliativ për sëmundje tumorale dhe kujdes terminal.

 

Sëmundjet më të përhapura që do të mbulohen nga fondi

Diagnozat kryesore dhe mjekimi i sëmundjeve. Kjo kategori mbulon sëmundjet më të përhapura te të rriturit që përfitojnë shërbime.

-Hipertensioni

-Dhimbjet e gjoksit

Angina/sëmundja e ishemisë së zemrës

-Insuficiencë kardiake

-Diabeti

-Anemia

-Azma

-Dhimbjet akute të mesit

-Depresioni

-Ankthi

-Infeksione të rrugëve të frymëmarrjes tek të rrituri

-Problemet e lëkurës

-Problemet e prostatit

-Dhimbjet e kokës

-Artriti ose dhimbjet e kyçeve.

 

Kujdesi për fëmijën

-Monitorimi rritjes dhe zhvillimit

-Imunizimi

-Diagnostikimi dhe trajtimi problemeve shëndetësore pediatrie

-Mbrojtja nga dhuna dhe abuzimi

-Informim, edukim, këshillim për parandalimin e sëmundjeve më të shpeshta të fëmijërisë dhe kujdesin për fëmijën e sëmurë në shtëpi

-Këshillim për ushqyerjen me gji, ushqyerjen plotësuese dhe ushqyerjen e fëmijës më të rritur

-Teste depistuese për identifikimin e hershëm të fëmijëve me aftësi të kufizuara

-Kujdesi prenatal në lidhje me këshillimin prindëror për të gjitha programet e depistimit, për zbulimin e hershëm të problemeve shëndetësore të trashëguara apo të lindura.

Kujdesi për rastet urgjente

Kjo kategori mbulon arsyet më të zakonshme të nevojshme për personat, që përfitojnë shërbime urgjence në nivelin e KSHP.

– Menaxhimi fillestar dhe stabilizimi i problemeve urgjente

– Atakët e astmës

– Dhimbjet e gjoksit

– Frakturat

– Kujdesi për gërvishtjet/plagët.

 

Shërbime minimale laboratorike

Shërbimet minimale të shfrytëzueshme në nivelin e KSHP përfshijnë:

– Analizën e urinës

– Analizën e sheqerit në gjak

– Analizën e barrës

– Analizën e sekrecioneve vaginale për gjetjen e infeksionit

– Testim i shpejtë për HIV, sifiliz, hepatit B.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency