Xhaferri: Uzurpimi i QV-ve nga mercenarë të mazhorancës dhe drejtues të administratës, problem serioz për mbarëvajtjen e procesit

0
156

Kreu i FRPD, Xhaferri tha se uzurpimi i QV-ve nga mercenarë të mazhorancës dhe drejtues të administratës, problem serioz për mbarëvajtjen e procesit.

“Qytetarët janë të intimiduar dhe shantazhuar nga strukturat e kandidatit të mazhorancës, që nuk i lidh asgjë me votën e lirë!

Komisionerët tanë kanë pikasur dhe kundërshtuar ashpër tentativa të fotografimit të votës por edhe votimit familjar.

Policia e Shtetit deri tani është pasive përballë çdo parregullsie.

Pavarësisht çdo tentative për tjetërsimin e votës ne do të qëndrojmë stoikë për mbrojtjen e të drejtës qytetarëve të Rrogozhinës për të votuar!

Qytetarët i ftojmë të dalin masivisht në votime, si e vetmja mënyrë që pakica të mos vendosë për fatin e të ardhmes së fëmijëve të tyre!”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here