Gazetari zbulon kush është bisnesmeni pas Inceneratorit të Tiranës

0
103

Kryeredaktori i SYRI TV, Romir Saraçi, ishte i ftuar në edicionin e mesditës për të komentuar intervistën e mbrëmshme të Arben Ahmetajt në Çim Peka LIVE.

“Arben Ahmetaj është personazhi që ka informacion për çdo gjë gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Pra, çdo fjalë e thënë nga ai është fjala e një protagonisti të atyre ngjarjeve. Çdo fjalë e thënë prej tij nuk është vetëm në kuadër të një deklarate, por ka vlerë faktike, ka një vlerë prove për ata që duan të zbardhin këtë aferë.

Arben Ahmetaj tha se duhet zbardhur afera e inceneratorit të Tiranës dhe qytetrët do të llahtarisen. Janë dhënë 130 milionë dhe aty nuk ka një incenerator. Por e thënë kjo nga ish-numri dy i qeverisë dhe bashkëpunëtori më i afërt i kryeministrit dhe bashkëpunëtor i kryetarit të bashkisë, këto akuza dhe këto informacione marrin një vlerë akoma më të madhe,” tha Saraçi.

Sipas tij, “deklaratat e Ahmetajt kanë një vlerë shumë të madhe jo vetëm deklarative, por edhe vlerë prove për Prokurorinë e Posaçme”.

“Dosjet e inceneratorëve janë hetuar në mënyrën më të keqe. Ajo çka duhej të ndodhte ishte që prokurorët e SPAK këtë intervistë ta ndiqnin me vëmendje dhe të ngrinin ato pikat e një hetimi të ri dhe të shkonin në këto drejtime. Por çfarë ndodh? Këto që ne diskutojmë, që i tha zoti Ahmetaj dje, siç edhe shumë prova të tjera, kanë qenë në SPAK dhe është mësuar vetëm pasi kanë rrjedhur. Pra, SPAK nuk është se nuk ka informacion për këto prova, por nuk u shkon SPAK dhe për të tre inceneratorët ka bërë hetime të cunguara, duke mos shkuar te përgjegjësit realë, por duke bërë koka turku dhe përgjegjës drejtorë të vegjël,” shtoi ai.

Ndërkohë, Saraçi tha se biznesmeni që ka marrë inceneratorin e Tiranës, përflitet për lidhje ruse.

“Zoti Ahmetaj nxori disa emra që janë dëgjuar shumë pak, njëri prej tyre ishte biznesmeni Blerim Hoxha, që rezulton të jetë pronari i inceneratorit të Tiranës.  Ndërsa opinioni publik ishte mbushur me informacione se pronarët e inceneratorit të Tiranës janë Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Kjo edhe sipas SPAK, që ngriti akuza ndaj tyre se kanë përfituar 4 milionë euro me fatura fiktive.

Karshi biznesmenit Blerim Hoxha a ka vepruar SPAK? Nuk dimë të ketë vepruar. A ka hetuar? A vazhdojnë milionat që jepen të shkojnë për llogari të këtyre personave që janë përfitues realë të inceneratorit të Tiranës? Deri më tani nuk kemi asnjë informacion.

Po kush është ky biznesmen, se po të kërkosh i cili ka qenë deri diku i përmendur në media, pavarësisht se ka qenë në hije? Rezulton që i njëjti biznesmen që del te inceneratori, ka qenë dikur kompania e tij që çoi për skrap ARMO-ne famshme. Është kompania që mori administrimin e ARMO-s.

Biznesmeni, që ka kompaninë e inceneratorit të Tiranës, ka pasur kompaninë e ARMO-s. Kompania që ka menaxhuar ARMO-n, Tosk Energy, është përfolur për lidhje me financime ruse, me biznesmenë të sanksionuar nga SHBA, që publikisht mund të jenë mohuar. Por fakt është se SHBA kanë sanksionuar biznesmenin që shkatërroi ARMO-n. Përveç kësaj, a duhet të ngrihen pikëpyetje: Po sikur të kenë financime ruse, lidhje të tjera ruse në inceneratorin e Tiranës?” tha Saraç

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here