Nis seanca në Apelin e GJKKO-së, Vangjush Dako kërkon zbutjen e masës së sigurisë

0
82

Vangjush Dako, ish-kreu i Bashkisë së Durrësit, një ndër eksponentët me të rëndësishëm të Partisë Socialistë në qytetin bregdetar, ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë në Gjykatën e Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Ne seancen e sotme, vete ish kreu i Bashkise se Durresit, nuk ka marre pjese personalisht, por eshte perfaqesuar nga avokatet. Seanca vijon te zhvillohet me dyer te mbyllura pa pranine e mediave. Mesohet se trupa gjykuese eshte terhequr per vendimarrje, pasi u paraqiten pretendimet e paleve mbrojtese.

Vangjush Dako është vendosur në pranga nga SPAK dhe është dërguar në burg me akuzat se në bashkëpunim me ish-zyrtarë të tjerë “kanë legalizuar një objekt të ndërtuar para zbardhjes së lejes së ndërtimit, dhe jo sipas projektit të miratuar”.

Po kështu sipas SPAK, ish-kryebashkiaku së bashku me drejtorin e firmës së ndërtimit, arkitekten dhe topografët kanë shpërdoruar detyrën, ku citohet se këta të fundit “nuk kanë pasqyruar në dokumentacionin tekniko-ligjor, të objektit të vërtetën në lidhje me kohën kur janë bërë punimet dhe është realizuar ndërtimi, duke bërë që këto akte të jenë të falsifikuara në përmbajtje”.

Për sa i takon tenderit për shëtitoren në Durrës, SPAK thotë se tarifa e studimit dhe vlera e fondit limit, është llogaritur dhjetë herë më e lartë se sa duhet të ishte, sipas kritereve të Vendimit të Këshillit të Ministrave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here