Berisha: Veliaj, Rama dhe Agaçi, pronarët e djegësit të Tiranës, do të përfitojnë 680 milionë euro në 30 vite

0
137

Kryedemokrati Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat se tashmë ëhstë faktuar me dokumente se Erion Veliaj është pronari kryesor i inceneratorit të Tiranës.

Berisha tha se Veliaj, bashkë me Agaçin dhe Ramën do të përvetësojnë në 30 vite 680 milionë euro nga inceneratori, mbi 10 herë më shumë se vjedhjet në Elbasan dhe Fier.

Berisha: Erion Veliaj, së bashku me Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin janë pronarë apo aksionerë kryesorë të djegësit të Tiranës. Shtojmë këtu se afera e djegësit të Tiranës, për të cilin janë shpenzuar 104 milionë dollarë gjer më sot dhe nuk është ndërtuar asgjë, shkon si vjedhje në 30 vite rreth 680 milionë euro, apo mbi 10 herë më e madhe se vjedhjet me djegësin e Elbasanit dhe Fierit të marra së bashku.

Erion Veliaj provohet nga dokumente zyrtare se është iniciatori i propozimit të djegësit të Tiranës, jo si investim publik siç është djegësi i Elbasanit dhe Fierit, por si koncesion privat për arsyen e vetme se Rama, Veliaj dhe Agaçin donin që këtë sipërmarrje të tyre ta vilnin dhe milnin jo për 7 apo 10 vite, por fiks për 30 vite, madje siç është me koncesione, me mundësi zgjatje pas 30 vitesh. Pra, mendonin edhe për pasardhësit e pasardhësve të tyre.

Erion Veliaj është pronar kryesor bashkë me Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin, sepse ai për t’i hapur rrugën koncesionit të sipërmarrjes së tyre kaloi te Mërtiri dhe Zoto, ndërmarrjen Eko Tirana, në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Erion Veliaj së bashku me Ramën dhe Agaçin janë pronarët kryesorë të djegësit të Tiranës, Lali Vjedhësi i drejtohet katër herë me letra, Ministrisë së Financave, që t’ia aprovojë kalimin në koncesion të djegësit të Tiranës.

Erion Veliaj, Edi Rama dhe Engjëll Agaçi janë autorë kryesorë dhe hajdutë kryesorë, pronarë të djegësit të Tiranës. A mund të imagjinojë një njeri, që sot pas 6 vitesh dhe shpenzimeve të 104 milionë eurove nga taksapaguesit dhe sektorit privat për këtë djegës, nuk është ndërtuar asnjëri nga objektet e tij.

Megjithatë, Erion Veliaj taton qytetarët e Tiranës me tarifën 29 euro. Tarifë kjo në kundërshtim flagrant me kontratën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here