Digjen tre makina në Vlorë, zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm

0
79

Tre automjete janë djegur në Vlorë në lagjen “Pavarësia”. Sipas policisë, mjetet kanë qenë të parkuara pranë njëra-tjetrës.

Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm. Kamerat e sigurisë kanë kapur një person me kapele i cili i vendos zjarrin një automjeti dhe më pas largohet me vrap.

Po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

“Mëngjesin e sotëm, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, janë përfshirë nga flakët 3 automjete të parkuara afër njëra-tjetrës, 2 prej tyre tip “Ford” të cilat janë djegur pjesërisht dhe njëri tip “Volksëagen” që është djegur plotësisht.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të vënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here