PD publikon raportin me shkeljet zgjedhore në Lezhë/ Strazimiri: Më 14 maj nuk pati zgjedhje pasi nuk u përmbushën as kriteret minimale

0
129

Partia Demokratike ka prezantuar sot para mediave, raportin final me shkeljet ligjore që u bënë nga mazhoranca në pushtet në zgjedhjet vendore të 14 majit në bashkitë e qarkut të Lezhës.

Anëtari i Kryesisë, Gent Strazimiri, në një panel me drejtues të PD-së që punuan në këtë qark gjatë fushatës zgjedhore, tha:

“Zgjedhjet e 14 majit nuk ishin zgjedhje, sepse nuk arritën të përmbushin as kriteret minimale  të Kartës së Kopenhagenit. Prandaj quhen kritere minimale; nuk pretendohet të jenë zgjedhje të lira dhe të ndershme, por kur zgjedhësi të paktën të ketë një mundësi për të zgjedhur. Për fat të keq, në zgjedhjet e 14 majit (kjo ka qënë e pamundur në Shqipëri), edhe në qarkun e Lezhës, ashtu si në të gjithë territorin e vendit,  është e njëjta situatë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here