Negociatat nuk janë hapur/ Basha: “Qeveria dhe makina e saj e propagandës kanë zgjedhur të mashtrojnë”

4
152

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat nga selia blu, duke treguar se për Shqipërinë do të ketë të njëjtat procedura deri më tani.

‘E vërteta është se negociatat nuk janë hapur, por është thënë që mundësia ka mundësi të hapë negociatat në qershorin e vitit 2019, nëse plotëson kushtet.

Nesër do të mblidhen kryetarët e vendeve të BE-së dhe në punimet e tyre, nuk do të flitet për negociatat.

Për të mbërritur deri në qershor të vitit 2019 do të ndiqen të njëjta hapa si deri tani, nga fillimi’, tha Basha.

‘Këshilli Europian nuk do ta shqyrtojë fare nesër çështjen e hapjes së negociatave dhe e ka shtyrë këtë vendimmarrje të paktën për një vit për në qershor 2019.

Janë 3 hapa për t’u ndërmarrë deri ne vendimin e qershorit 2019.

Do të ketë një tjetër raport nga Komisioni për përmbushjen apo jo të kushteve që i janë vënë Shqipërisë.

Hapja e negociatave do të duhet të diskutohet nga parlamentet e atyre vendeve që e kërkojnë këtë procedurë për të autorizuar apo këshilluar qeveritë përkatëse.

Vetëm nëse vendet anëtare konsiderojnë se Shqipëria I ka përmbushur kushtet atëherë do të futet në axhendën e vendimmarrjes në Këshillin Europian në qershor 2019’, deklaroi Basha.

Sipas Bashes, ‘qeveria dhe makina e saj e propagandës ka zgjedhur t’i mashtrojë shqiptarët edhe këtë herë duke ju thënë që “janë hapur negociatat”. Edhe këtu nuk ka asgjë të re, mashtrimi dhe gënjeshtra janë e vetmja gjë që kjo qeveri bën’.

© SYRI.net

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

4 COMMENTS

  1. E gjithe e keqja e shqiptareve ka ardhur nga ty dhe klika e PD si noka dhe berisha. Kur te shporeni ju do hyj shqiperia ne BE

  2. Kur te ikesh ti edhe babai jot politik berisha qe e vodhet dhe e rropet kete popull dhe po e mbani me zorr PD atehere do futemi ne BE se ju nuk ju do as shqiperia e as bota. Izet Haxhia do ju fundosi juve

  3. Po si more budalla vete ne holland dhe thua mos ja hapni negociatat? Kaq pa vlere je saqe per karrige shet edhe bythen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here