20-vjeçarja kërkoi të ndahet nga bashkëshorti, nis sherr i dhunshëm mes dy familjeve në Durrës

0
103

Parandalohet përshkallëzimi i sherrit mes dy familjeve në Arapaj të Durrësit. Pas marrjes së njoftimit, policia ka shkuar në vendngjarje, kanë arrestuar në flagrancë Korab dhe Nazmie Uka, 33 dhe 59 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Dhuna në familje”, si Gëzim Demiri, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen H. D., 20 vjeçe, banuese në fshatin Arapaj, Durrës, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Korab Uka., gjetën një armë zjarri kallashnikov dhe 30 fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e para rezulton se shtetasi Gëzim Demiri dhe vajza e tij, shtetasja kanë shkuar në banesën e Ukës në Arapaj, me qëllim prishjen e martesës së saj mes Korab Ukën. Më pas këta shtetas janë konfliktuar dhe kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit dhe për pasojë kanë pësuar dëmtime fizike.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here