Kapet me kokainë në bodrumin e shtëpisë, arrestohet 37 vjecari shqiptar

0
205

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me drogë. Mediat italiane bëjnë të ditur se Lulzim Cakmashi ishte i papunë por kishte leje qëndrimi.

Në banesën e tij në zonën e Neretos në Abruzzo, karabinierët arritën të sekuestrojnë 40 gram kokainë. 37-vjeçari shqiptar e kishte ndarë drogën në doza dhe e kishte fshehur në një nga raftet e bodrumit të tij.

Cakmashit iu sekuestruan edhe një mjet për prerjen e drogës si dhe një peshore për substancën narkotike. Shqiptari tashmë është nën arrest shtëpie në pritje të gjyqit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here