“Fatura 18 mln dollarë të magazinuara”- Kryemadhi: Skema mafioze! Duke hetuar inceneratorët vajta tek firmat e Lefter Kokës, i cili…

0
143

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thotë se skema e inceneratorëve është për të zhvatur paratë e buxhetit të shtetit dhe për të injektuar paratë e krimit dhe të drogës.

Në një intervistë për Mcn Tv, Kryemadhi u shpreh se kjo është një skemë mafioze, e përbërë nga një grup i strukturor kriminal.

“Kjo po të ishte një skemë e thjeshtë do të ishte kapur nga të gjithë por kjo nuk është një skemë thjeshtë. Kjo është një skemë mafioze. Prandaj unë them që është një grup i strukturuar kriminal dhe ekonomik dhe financiar.

Kjo është një skemë mafioze që funksionin për ta grabitur paratë nga buxheti i shtetit nga njëra anë është dhe për të futur dhe injektuar në ekonominë shqiptare para të krimit dhe të drogës. Këtu është vullneti prokurorisë. A ka vullnet prokuroria për të hetuar kompanitë ku kanë bërë blerjet? Ku i kanë blerë frutat ujin, ushqimet? Dhe nga kanë ardhur këto fatura që kanë të magazinuar AM CO & CO ka 18 milionë dollarë të magazinuara.”

Kryemadhi tha se skema e evazionit fiskal ka nisur që në 2015, kur nisi bumi i ndërtimeve në Tiranë

“Mund të jenë 120 mijë fatura ose 98 mijë fatura, të të gjithë evazionit fiskal të kësaj periudhe.

Të të gjithë momentit të hyrjes së koncesioneve në lojë dhe fillimit të gradaçielave në Tiranë. Sa kompani kanë filluar të ndërtojnë diku nga fundi 2015, fillimi 2016 është moment kur kanë filluar koncesionet të hyjnë në lojë. Pra, unë kam 24 kompani, mund të jenë 124 kompani , unë nuk e di, unë kaq kam.

Unë Duke hetuar inceneratorët kam arritur duke ndjekur paranë nga inceneratorët vajta tek firmat e Lefter Kokës i cili pagoi vetëveten me kompani sheqeri për të bërë inceneratorin e Elbasanit.

Hapi kompani të re, mori para nga banka të nivelit të dytë, mori paratë e mbylli kompaninë e re. Të njëjtën gjë po ashtu me Fierin ndërsa në Tiranë erdhi nënkontraktori i inceneratorit të Tiranës, nënkontraktori holandezit që ishte 30 milionë euro evazion fiskal. ITS, Klodian Zoto kishte 30 milionë dollarë fatura në blerjet me këto kompani.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here