Ilir Meta mbështet thirrjen e Presidentes së KE drejtuar Kosovës dhe Serbisë

0
136

Ish-Presidenti Ilir Meta, kryetar i PL, ka shprehur sot mbështetjen e tij për thirrjen që i ka bërë Kosovës dhe Serbisë, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.  

“E mbështes thirrjen e sinqertë të Kryetares së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen për nevojën jetike të rikthimit tek dialogu Kosovë-Serbi dhe të zbatimit të plotë, të drejtë dhe të pakushtëzuar të marrëveshjeve të negociuara përmes BE dhe SHBA, – shkroi Meta në Fb – si rruga e vetme për normalizimin përfundimtar të situatës dhe të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Është shumë e rëndësishme që Serbia të heqë dorë nga veprimet nxitëse të dhunës dhe ashtu siç Kosova e ka shprehur vullnetin konstruktiv, t’i përmbahet zotimeve të saj përpara BE-së dhe të zbatojë marrëveshjet e dakorduara”, nënvizoi Ilir Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here