Pas 18 ditësh në spital, humb jetën 6-vjeçarja Leila Kurti. U aksidentua teksa vinte për dasmë në Shqipëri

0
135

Leila Kurti, vetëm 6 vjeçe, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra nga një aksident i ndodhur në San Polo të Reggio Emilia-s. Ajo qëndroi prej 14 Qershorit të shkuar në spital, pasi kishte mbetur e plagosur rëndë në një aksident me makinë në Bolonja.

Sipas mediave fqinje, Leila ishte në makinë me prindërit dhe motrën 4-vjeçare. Prej 18 ditësh, ajo qëndronte në reanimacionin e spitalit të Bolonjës ku u shua mëngjesin e së dielës.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 17:00 të 14 Qershorit, pranë unazës së Bologna-s. Prindërit së bashku me dy vajzat po shkonin në aeroportin e Marconi-t, për të marrë pjesë në një dasmë në Shqipëri.

Makina ku udhëtonte familja Kurti u godit me forcë nga pas nga një tjetër automjet. Gjendja shëndetësore e Leilas së vogël kishte qenë e rëndë që prej fillimit.

Të plagosura mbetën edhe nëna dhe motra 4-vjeçare, ndërsa babai pësoi vetëm disa fraktura.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here