Juristi përplaset keq me gazetaren: U bone ti… Shko lexo se nuk di gjë.!!!

0
223

Mbrëmjen e djeshme ka pasur një përplasje gjatë një debatiteleviziv mes gazetares Anila Basha dhe juristit Çlirim Gjata. Gazetarja Basha ka thënë se nuk ka procesverbal për zgjedhjen e anëtarëve të kryesisë së PD  dhe ka pasur manipulim, por sekretari për çështjet ligjore në PD, Gjata e ka kundërshtuar duke i sugjeruar të lexojë.

Pjesë nga debati:

Gjata: Zoti Rama u bë edhe ministër i jashtëm. Të gjithë merren  me PD, sepse qeveria nuk përbën më lajm. Flitet për PD në të gjitha televizionet, kjo përbën lajm. Zullumi i qeverisë nuk përben më lajm.

Basha: Mos u merr me gazetarët.

Gjata: Po bëjmë sherr si nusja me vjehrrën.

Basha:  Je në rregull apo jo? Mësohuni të flisni. Unë po të them edhe njëherë. Kërkojë zyrtarisht proces verbalin.

Gjata: Nuk po bën gazetari, po bën sherr.

Basha: Nxirrni proces verbalin. Duhet të vijnë elitat e votuara.

Gjata: Shko lexo se nuk di gjë.

Basha: Merru me çështjet e tua se je sekretar për çështjet ligjore. Ka akuza për manipulim të procesit. Mos më trego ankimimin pas 5 ditësh.

Gjata: U bone ti…

Basha: Partia nuk është e jotja, por e atyre që e votojnë. Edhe unë jam pjesë e saj.

Kadilli: Nuk ka asnjë dekalrim për manipulim nga individët në garë.

Basha: Kur unë nuk i kam provat unë kam të drejtë të dyshoj.

Kadilli: Ti po hedh baltë. Më gjej një person që ankohet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here