Che Guevara, revolucionari romantik

0
147

Che GuevaraMë 28 qershor 1997, një mister i vjetër 30-vjeçar më së fundmi qe zbuluar. Mjafton të ndjekim autoritetet boliviane në një spot reportazhi dhe një varr të pazbuluar e të pavënë re. Brenda tij gjendej një skelet. Kishte dy emra për t`u shmangur. Madje, xhaketa e mykur e luftës qe çuar larg. Tri dekada mbas vrasjes së tij nga ushtarët e infiltruar bolivianë të CIA-s, trupi i Che Guevara-s qe gjetur. Sot, në Kubë duket sikur Guevara s`ka vdekur kurrë. Mesazhi i njeriut që përqafoi komunistët e revolucionit të Islandës të 1959-ës është shkalafitur ngado. “Hasta la victoria per sempre” (Deri në fitore, përgjithmonë!) dhe shkollarët mendojnë përditë për “të qenë si Che”

 

…Herë pas here nënshkruante urdhra vdekjesh për jorevolucionarët, pavarësisht pamjaftueshmërisë së gjykimit të duhur. “Kushdo qoftë vriteni të parin, përndryshe do të vriteni ju”, – urdhëronte ai…

…Sot, kritizerët e Guevarës e shohin atë si një figurë anakronike, idealet politike të së cilit i përkasin një epoke tjetër dhe që u bë heroi i pritshëm me vdekjen e tij të hershme.

Por ndonëse shumë prej veprimeve të tij qenë të qortueshme, premtimi i tij për pakënaqësitë kurrë nuk qe: “Revolucionet janë të bëra prej pasioneve, ndaj nuk janë kurrë të përkryera”, – thoshte ai…

Pamja e tij stolis këmishat dhe muret e banesave të studentëve anembanë botës, por ai ishte më tepër një burrë zonjash sesa një aktivist politik. Ema Sibbles si kërkuese e biografisë godet rrjetat tona, këqyr joshjen e përjetshme të Guevara-s.

Më 28 qershor 1997, një mister i vjetër 30-vjeçar më së fundmi qe zbuluar. Mjafton të ndjekim autoritetet boliviane në një spot reportazhi dhe një varr të pazbuluar e të pavënë re. Brenda tij gjendej një skelet. Kishte dy emra për t`u shmangur. Madje, xhaketa e mykur e luftës qe çuar larg. Tri dekada mbas vrasjes së tij nga ushtarët e infiltruar bolivianë të CIA-s, trupi i Che Guevara-s qe gjetur.

Sot, në Kubë, duket sikur Guevara s`ka vdekur kurrë. Mesazhi i njeriut që përqafoi komunistët e revolucionit të Islandës të 1959-ës është shkalafitur ngado. “Hasta la victoria per sempre” (Deri në fitore, përgjithmonë!) dhe shkollarët mendojnë përditë për “të qenë si Che”.

Gjetiu, shpirti i tij kryengritës frymëzon fuqishëm: studentët ngjisin postera të tij në muret e tyre, Madonna vishej si ai tek mbështjella e “American life”. Madje zbulimi i trupit të tij pati shkëndijuar mësymje kërkuesish të biografisë së tij. Benicio Del Toro sheh yllin tek Che, të duhurin në 2006, kur Gael Garcia Bernal është udhëheqës për çlirimin më së fundi tek “Ditaret e motoçikletës”. Në këtë udhë poetike filmi, bazuar tek ditarët e përditshëm, një Che i ndryshëm është zgjuar: jo rebeli me grushtin e naltësuar, por studenti astmatik i mjekësisë që i bie kryq Amerikës së Jugut me shokun e tij, Alberto, për të provuar “vende të largëta, akte heroike, [dhe] gra të bukura…” Në vend, udhëtimi ndryshoi fytyrën e politikave të botës të shekullit XX.

Ernesto “Che” Guevara nga Serna ishte lindur në Argjentinë me 14 maj 1928, i pari i pesë fëmijëve të prindërve politikë radikalë, Ernesto e Celia. Që në moshën dyvjeçare, i vogli Che vuajti nga astma, por Ernesto, një sipërmarrës, rrëfen rrethanën që do ta bënte më të fortë “duke i mësuar si ta kontrollojë veten”. Në përputhje me të, Guevara u rrit i vendosur për të luajtur futboll, e rugby, ndonëse në të majtë gulçonte furishëm.

Si pjesa më e madhe e djelmoshave të rinj, ai ishte i joshur nga ushtarakët, duke e ndjekur përparimin e Luftës Civile Spanjolle në një hartë dhe ngritur një ngrehinë fushëbeteje në kopshtin e tij. Katërmbëdhjetëvjeçar, interesi i tij ujdiset me vajzat. Pati lidhjen e tij të parë (seksuale) me një shërbyese familjesh, herë mbas here duke e ndërprerë të bërit dashuri për të përdorur filtruesin astmatik. Guevara lahej rrallë, por i fitonte vajzat me hijeshinë e tij.

I ati qe sigurues i një modeli, roli jo të lehtë, për t`i pasur gjërat troç. Guevara kurrë nuk e harroi atë. Kur prindërit e tij ndahen në vitin 1947, zhytet në studimet e tij të mjekësisë. Në kohën kur ishte 23 vjeç, kjo kureshti i frymëzon një udhëtim për ta parë “Amerikën e Jugut”, të vërtetën. Por si ai dhe Alberto u nisën drejt veriut me një motoçikletë, varfëria ishte larg ideve të tij. “Dukej sikur do të frymëthithnim më lirshëm… një ajër aventure”, – shkroi më vonë.

Të detyruar ta braktisin motoçikletën para se të mbeteshin trokë, udhëtimi shumë shpejt ndryshon perspektivën. Tashmë ndalin një makinë të rastit, Guevara filloi të shihte tek Amerika e Jugut atë që nuk e kishte njohur. Nga një çehre kiliane e pashtershme, nga kontrasti mes kushteve të punëtorëve dhe kamjes së pronarëve ishte i tronditur. Asaj nate i ofroi shtrojën e vet një çifti të varfër komunist: “Ishte njëra prej përvojave më të akullta të jetës time, por gjithashtu ajo që më bëri të ndihesha pak më i mbyllët me këto lloje të çuditshme njerëzore”, – thotë ai.

Në kohën kur të dy arrijnë në Peru u përkushtohen një kolonie me lebrozë, Guevara hidhet në veprim. Nuk pranon të mbajë doreza, përkundrazi çliron duart e të burgosurve dhe organizon ndeshje futbolli. “Do të gjeni formën më të lartë të solidarizimit dhe besnikërisë mes atyre që janë të vetmuar e të dëshpëruar”, – shënoi më vonë Guevara. Në kohën tetëmuajshe të udhëtimit brenda Venezuelës, Guevara ishte një burrë ndryshe.

Në vend për të vendosur për t’iu kthyer studimeve të tij, ai udhëtoi për Guatemalë për të provuar një revolucion populli. Me ëndje, shkruan: “Çdo gjë ishte kënaqësi e madhërishme këtu. Me të shtëna, bombardime, fjalime dhe surpriza”. Aty nuk gjendej moskthim. Me ndihmën e një gruaje të re, Hilda Gadea, Guevara ishte futur tek aktivistët përfshirë në to Raul Castro – vëllai i Fidelit.

I zjarrmuar nga idetë politike, Guevara merret me pushtimet komuniste të projektuara nga Castro për Kubën. Hilda mbetet shtatzënë me të dhe të dy martohen në 1955. Ai ishte i mahnitur nga bebushja Hilditë, por s`i mbetej kohë për të luajtur me të babushin. Kishte një krahinë për të zaptuar.

I mbërritur në Kubë si prijës mjek, përballet me kthesën më të madhe të jetës së vet kur i detyruar duhej të zgjidhte mes çantës së tij të mjekut dhe asaj të municioneve. Zgjedh më të vonën: një zgjidhje e çmendur, për betejën e ardhshme ku 82 rebelë thjeshtohen në 22. Doktori tashmë ishte një ushtarak.

Rrethanat ishin të ashpra, por jo krejt të mundimshme. Aleida March, një bionde e bukur, ishte një e rregullt tek kampi i Guevarës, me bomba kundërvajtje nën fustan. Një natë ai i kërkon asaj për t`u lidhur me të: “Që prej asaj dite, unë kurrë nuk i jam ndarë hapit të tij”, – thotë ajo.

Mbas dy vjetësh luftimesh, diktatori kuban Batista bie dhe revolucionarët e Guevarës marrin Havanën. Kjo ishte kohë e mirë për Guevarën si Kastro i dytë në komandë. Por fillimisht i duhej të vinte shtëpinë e tij në rregull. Ndan Hildën dhe martohet me Aleidën. Marrëdhënia e tij me gruan e dytë qe e ndryshme – ai ishte romantik dhe i recitonte asaj poezi në shtrat. Patën 4 fëmijë: Aleiditë-n, Camilio-n, Celia-n dhe Ernesto-n.

Njëri prej çasteve më madhështore të Guevarës qe kur prindërit e tij i bëjnë vizitë. Ata e gjetën djalin e tyre idealist të shndërruar në një ushtarak ekstrem. Herë pas here nënshkruante urdhra vdekjesh për jo-revolucionarët, pavarësisht pamjaftueshmërisë së gjykimit të duhur. “Kushdo qoftë vriteni të parin, përndryshe do të vriteni ju”, – urdhëronte ai.

Në 1962-shin, ky deklarim u provua kur Amerika, e pakënaqur për revolucionin komunist në pjesën e prapambetur të saj, mbështeti një braktisje të re të Kubës nga mërgimtarët kubanezë. Ai dështoi.

Si shpagim, negocion për raketa bërthamore me Bashkimin Sovjetik, dhe bota mban frymën tek mundshmëria e luftës bërthamore. Kubanezë, Guevara të kërkuar do të duhej të vdisnin në atë formë që “hiri i tyre të ishte i mundshëm për t`u përdorur në krijimin e shoqërive të reja”. Për fat të mirë, gjendja u zhbllokua.

Por pasi gjërat në Kubë shkuan në vend, Guevara u nervozua rishtas. Në kërkim të një revolucioni të ri, ai udhëton për në Kongo. “Lashë prapa… një shtëpi të lumtur dhe fëmijë të cilët mezi e njohën dashurinë time”, – thoshte ai. Ai u shkruante atyre: “Gjithmonë ji i aftë për të ndjerë fort ndaj çdolloj padrejtësie të ndodhur”.

Por Kongo qe një katastrofë. Nuk ishin vetëm rebelët e dështuar, por nëna i vdes pa e lexuar letrën e tij të fundit. “Kam nevojë për nënën time dhe për ta qetuar kryet në prehrin e saj”, – thotë.

Kthehet tek Aleida, dhe planifikon një revolucion të ri në Bolivi. Por me 8 tetor 1967, CIA-e kthyer në ushtrinë boliviane e zënë rob. Asaj nate, Aleida zgjohet, duke e ditur se diç e keqe pati ndodhur. Kur agjentët qeveritarë vijnë të nesërmen, e gjejnë duke pritur. Guevara kishte vdekur. “Qëlloni, burracakë, veçse po vrisni një burrë”, – qenë fjalët e tij të fundit. Ishte 39 vjeç. Duke iu trembur ndikimit të një varri martiri, zyrtarisht i thonë Aleidës se ai qe djegur. Ajo pati një rënie fuqish dhe me vështirësi flet për Che-në e dashur të saj përsëri në publik. Për fat të mirë, Guevara Sr pati bërë paqe me të birin para vdekjes së tij, simbolikisht shkëmbyen orat.

Sot, kritizerët e Guevarës e shohin atë si një figurë anakronike, idealet politike të të cilit i përkasin një epoke tjetër dhe që u bë heroi i pritshëm me vdekjen e tij të hershme.

Por ndonëse shumë prej veprimeve të tij qenë të qortueshme, premtimi i tij për pakënaqësitë kurrë nuk qe: “Revolucionet janë të bëra prej pasioneve, ndaj nuk janë kurrë të përkryera”, – thoshte ai.

Ironikisht, vdekja e Guevarës ka udhëhequr komercializmin e masave. Por bija e tij Aleidita nuk e mendon që ai ta kishte shkuar në mendje. “Shiko njerëzit që veshin bluza me Che”, – thotë. “Ata priren të jenë ata që nuk përshtaten…, të cilët janë duke iu shmangur udhës sikur mund të jenë qeniet më të mira, ç’ka ai do të kishte dashur të ishte”.

Marrë nga “Marie Claire”

Përktheu: Anila Xhekaliu

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here