Plas sherri në dyqanin e luleve në Krujë, përplasen mes tyre 6 persona. Ka edhe të shtëna me armë zjarri

0
195

Një sherr mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një dyqan lulesh në Krujë.

Dy vëllezër, pronarë të dyqanit në fjalë janë konfliktuar me sende të forta me katër persona të tjerë, edhe ata vëllezër me njëri tjetrin.

 

 

Disa prej tyre kanë qëlluar në ajër me zjarri dhe më pas janë larguar.

“Më datë 19.06.2023, rreth orës 19:55, në një dyqan lulesh në pronësi të shtetasve D. Gj., dhe K. Gj., (vëllezër), ka ndodhur një konflikt me sende të forta mes këtyre shtetasve dhe shtetasve R. Rr., B. Rr., B. Rr., dhe A. Rr., (vëllezër), të cilët gjatë konfliktit dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri, e më pas janë larguar.

Si pasojë (nga përdorimi i sendeve të forta) janë dëmtuar shtetasit D. Gj.,  dhe K. Gj. Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit”, njofton policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here