“Ku janë hetimet për vrasjen e bankierit Artan Santo”, Arta Marku flet edhe për dosjet 339 e 184

0
156

Deputeti i opozitës së re në Kuvend, Lefter Maliqi ka pyetur kryeprokuroren Arta Marku në raportimin në Komisionin e Ligjit dhe Sigurisë, se ku janë hetimet për vrasjen e bankierit Artan Santo.

Maliqi pyeti Markun se në çfarë faze janë hetimet për dosjet 339 dhe 184. Kryeprokurorja tha se shumë shpejt do të ketë një vendim nga prokurorët e çështjes për të dyja dosjet.

Debati në komision:

Lefter Maliqi: Publiku pret arrestime të peshqve të mëdhenj. Bosët e krimit janë në qeveri, janë ish-qeveritarë. Njerëzit pa përkrahje ekonomike vuajnë dënime ne burgje me shume vite dhe për vepra te vogla penale.

Spartak Braho: Është e ndaluar për prokurorja të flasë për çështje konkrete, te shmangen pyetjet për çështje konkrete.

Lefter Maliqi: Ku janë hetimet për Artan Santon? U vra mu para Parlamentit? Hetimet për Dosjet 339 dhe 184 akoma nuk dihet ku janë, duam të dimë çfarë po ndodh me ato dosje?

Arta Marku: Dosjet e krimit që gjenden në qeveri. Ne s’kemi atribut ndjekjen penale. Dosjet, shifra janë të detajuara, nëse ju doni detaje. Dosja Santo, është jashtë periudhës për të cilën po raportojmë sot, është çështje konkrete dhe nuk mund të jap asnjë të dhënë për të.

Dosjet për të cilat kanë dalë përgjimet. Vazhdojnë të jenë nën hetim. E kam shprehur disa herë, që aty ka një problematikë, janë zvarritur, ka patur shumë përgjime por nuk janë zbardhur.

Dosja 339 po hetohet nga disa prokurorë dhe 11 OPGJ. Po punohet dhe shumë shpejt do kemi një vendimmarrje që do të bëhet publike.

Dosja 184 gjithashtu është përgjuar dhe nuk ka asnjë rezultat. Presim vendimmarrje të shpejtë. Atë iu kam kërkuar prokurorëve, që të hetojnë shpejt çështjet që kanë tronditur politikën shqiptare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here