Emrat/ Një i dënuar për mashtrim dhe një i dënuar për vjedhje në krye të tryezës së Bashës

0
470

Partia e vulës, ka mbledhur sot kryesinë e saj dhe nga fotoja e siguruar marrin pjesë vetëm 17 persona.

Në krye të tavolinës qëndron Fitim Zekthi, një i dënuar si mashtrues, njeriu i Lulzim Bashës që hyri në Kryesi nga listat e këtij të fundit, mashtroi kushërirën e tij për vizën angleze në vitin 2003 dhe u zhduk pasi i mori paratë.Sot, një i dënuar si mashtrues nga gjykata, është ulur në krye të tavolinës dhe kërkon të marrë vendime në emër të PD-së

Por të mos harrojmë dhe Agron Kapllanajn i cili është dënuar në vitin 2004 nga një gjykatë në Firence me 2 vjet burg dhe 300 euro gjobë për vjedhje.

Por të mos harrojmë dhe Agron Kapllanajn i cili është dënuar në vitin 2004 nga një gjykatë në Firence me 2 vjet burg dhe 300 euro gjobë për vjedhje.

Të pranishëm në mbledhje janë edhe Enkeljed Alibeaj, Arbi Agalliu, Kreshnik Çollaku, Jemin Gjana, Gentian Gaba, Endri Hasa, Indrit Sefa, Roland Bejko, Taulant Zeneli, Gazment Koduzi, Taulanta Jupi, Orjola Pampuri, Flutura Açka, Agron Kapllanaj, Xhemal Gjunkshi dhe Merita Bakiu.

Këto persona pretendojnë se janë Kryesia e PD-së që mban vulën. Ndonëse nuk i votojnë as familjarët e tyre, ata sot janë mbledhur në një tryezë për të vendosur fatin e PD-së, kryetar të së cilës duan të vendosin sërish Lulzim Bashën.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here