Shkullaku: Rama ka shpërndarë lajme të rreme se Kurti do të shpallet non-grata

0
248

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në SYRI TV ishte gazetari dhe analisti, Armand Shkullaku ku diskutojë për situatën e vështirë që po kalon Kosova.

Shkullaku është shprehur se Rama e ka trajtuar Kurtin si shkaktarin e vetëm të situatës me Serbinë dhe se ka shpërndarë lajme të rreme që do ta shpallin non-grata.Unë nuk e quaj sanksion anulimin e mbledhjes së qeverive po e quaj si presion sepse është në vazhdën e presioneve të vazhdueshme që Rama ka ushtruar ndaj Kurtit. Nisur nga rrethanat nuk prisja që Rama të bëj atë që bëri kryeministri kroat i cili u shpreh se për sa kohë që Serbia nuk e njeh Kosovën tensione të tilla do të vazhdojnë gjithmonë.Nuk prisja nga Rama që të thotë mos i vendosni sanksione Kosovës së 90% e popullit kosovar janë pro SHBA, siç tha mos i  vendosni sanksione Serbisë se 90% e popullit është pro serb dhe kuptojeni dhe situatën e Vuçiç. Nuk prisja që të thotë që Kosova të dëgjoj ndërkombëtaret, Kurti të bashkëpunoj me ndërkombëtarët të zbatojë dhe tre pikat e daskalimit të situatës dhe në të njëjtën kohë ti kërkojë Serbisë të dorëzojë bandidët që goditën KFOR.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here