Harry dhe Meghan po divorcohen, njoftimi është vetëm çështje ditësh”

0
130

Pavarësisht përçarjes së gjatë midis princit dhe familjes mbretërore, ekspertja mbretërore Jennie Bond ka deklaruar publikisht, Pallati do të ishte i gatshëm ta mirëpriste atë. Vetëm një kusht: ndarja nga bashkëshortja Meghan Markle

Divorci mes Harry-t dhe Meghan-it është vetëm çështje kohe, nëse jo ditësh”.

Kështu është shprehur së fundmi ekspertja e botës mbretërore Jennie Bond.

Ajo tha për revistën ‘OK’ se njoftimi për divorcin e tyre do të bëhet i ditur shumë shpejt, por kjo nuk është e gjitha.

Burime të besueshme brenda Pallatit Buckingham kanë konfirmuar se Harry, pa Meghan, do të falet menjëherë nga mbreti dhe familja e tij“, shtoi ajo.

Ky zbulim i rëndësishëm duket se hap dyert për një jetë të re për Princin Harry edhe pse kostoja do të jetë divorci nga ish-aktorja.

Unë mendoj se ka ende vullnet të mirë ndaj Harrit, ose më mirë, ndaj Princit të vjetër Harry, atij që të gjithë e mbajnë mend. Ai mund të rifitojë terrenin që ka humbur me kalimin e kohës dhe të mirëpritet përsëri nga familja”, tha Bon.

Komentet e Bond në fakt i bëjnë jehonë atyre të ish-shërbyesit të Princeshë Dianës, Paul Burrell, i cili së fundi tha për shtypin se britanikët do ta mirëpresin Harry-n me krahëhapur, por pa gruan e tij

Edhe tabloidet angleze dyshojnë se Harry ka blerë tashmë një shtëpi të re jashtë Londrës, dhe është gati për një kthim të papritur në Mbretërinë e Bashkuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here