“Transport ekspres Bathore-Angli”/ Një agjent i infiltruar “fundosi” falsifikatorët e pasaportave

0
199

Dy shqiptarë që mbërritën në aeroportin e Hanoverit, dhe që u prezantuan si çift grek ishin starti i një hetimi të gjatë që zbuloi se rrugët për t’u larguar në Angli nuk janë vetëm gomonet dhe kamionët, por edhe pasaportat e falsifikuara.

Në dosjen që iu tregua Tch thuhet se emrat e Olsi Ndreu dhe Klaida Lushi, të hetuar nga gjermanët u përcollët autoriteteve në Shqipëri së bashku me provat ku përmendet se një i afërm i tyre kontaktoi me falsifikuesin i cili ofroi udhëtim të garantuar.

“Pasaportat janë me chip”, shkroi falsifikuesi, “dhe kalon krejt kontrollet”.

Kur policia mbërriti në banesën e njërit prej të dyshuarve, sekuestroi në hyrje të portës tabelën që shkruante ‘transport ekspres Bathore-Angli.

Ata komunikuan sipas prokurorisë me numra serbë për të shmangur përgjimet, ndërkohë që nuk ishin të kujdesshëm për detajet që i ofronin në Tik Tok.

Ky version iu shpjegua gjykatës nga prokurori Bledar Valikaj , i cili tha në seancën me dyer të mbyllura se për të identifikuar Mariglen Hotin dhe Shkëlqim Hoxhën, u fut në lojë një agjent i infiltruar që bleu pasaportë false. Bashkëpunëtori i drejtësisë që lidhi marrëveshje me prokurorinë e Tiranës diskutoi me falsifikatorët për blerë paketë kartën italiae, kartën shëndetësore, patentën dhe pasaportën. Për të treja çmimi ishte 1500 euro.

Gjykata i la nën arrest me burg të arrestuarit, ndërkohë që nuk ka zbuluar ende ku gjendet laboratori.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here