Tragjedia në brigjet greke/ 79 emigrantë humbën jetën pas mbytjes së anijes, qeveria shpall 3 ditë zie kombëtare

0
153

Tri ditë zie ka vendosur qeveria greke pas tragjedisë së ndodhur, ku një anije me emigrantë u mbyt në brigjet greke.

Mediat greke raportuar se të paktën 79 prej emigrantëve tyre humbën jetën.

Njoftimi i zyrës së shtypit të Kryeministrisë:

“Kryeministri shpalli tre ditë zie kombëtare nga dita e sotme, e mërkurë, 14 qershor 2023, ora 21:00 deri të shtunën, 17 qershor 2023, ora 21:00 për viktimat e ditës së sotme.”

 

 

Ngjarja ndodhi rreth 75 km në jugperëndim të rajonit jugor të Peleponezit të Greqisë.

Ndërkohë 104 emigrantë u shpëtuan, dhe për 4 prej tyre u raportua se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here