(VIDEO) Terror në Gjermani, i sëmuri mendor qëllon me sëpatë 7 persona

0
185

7 të plagosur me plagë të rënda kanë përfunduar në spital, në Dusseldorf të Gjermanisë pasi u qëlluan me sëpatë nga një person në stacionin hekurudhor të qytetit.

Ngjarja ka ndodhur në hollin e trenave, dhe mediat gjermane shkruajnë për 7 të plagosur, të cilët janë transportuar me urgjencë në spital dhe gjendja e disa prej tyre është e rëndë.

Policia bëri me dije se arrestoi autorin e këtij sulmi, një 36-vjeçar nga ish-Jugosllavia.

Mediat shkruajnë se autori i sulmit është një i sëmurë mendor, i cili u arrestua pak çaste më vonë sulmit, pasi tentoi të hidhej nga një urë dhe u plagos.

Dëshmitarët thanë se sulmi ndodhi i menjëhershëm dhe në vendngjarje ka gjak gjithandej.

Një prej dëshmitarëve ka thënë se autori zbriti menjëherë nga treni dhe sulmoi çfarë gjeti përpara, duke tmerruar gjithë të pranishmit që u larguan me shpejtësi nga frika.

https://www.youtube.com/watch?v=0MrB0IVVSc4

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here