‘Kulmi i mandatit tim ishte pritja e mahnitshme e Presidentit Bush në Shqipëri’

0
100

“Kulmi i mandatit tim ishte vizita e Presidentit Xhorxh Bush në Shqipëri në 10 qershor 2007, vizita e parë e një Presidenti amerikan në Shqipëri. Pritja e ngrohtë që iu bë Presidentit tonë ishte e mahnitshme. Dukej sikur e gjithë Tirana kishte dalë në rrugë për një festë të madhe! Flamujt vareshin gjithandej, njerëzit kishin vënë kapele me vija dhe yje, kishin dalë në dritare, përshëndesnin me duar dhe buzëqeshnin”.

Kështu e kujton Ambasadorja Marcie B. Ries vizitën e Presidentit George W. Bush në Shqipëri, cituar nga Ambasada Amerikane në Tiranë në një videomesazh, që pason atë të ambasadorëve të tjerë të SHBA që kanë shërbyer në vendin tonë.

“Përgjatë kësaj jave, sqaron Ambasada – ne festojmë 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë duke postuar mesazhet e ish-Ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara për popullin shqiptar. Marcie B. Ries, e cila i paraqiti letrat kredenciale qeverisë së Shqipërisë në 30 tetor 2004, ishte Ambasadorja e gjashtë e SHBA në Shqipëri. Shihni mesazhin e saj.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here